TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2026, 16:33

Reshjet e dëborës, bllokohet 'Rruga e Arbrit'

Shkruar nga Pamfleti
Reshjet e dëborës, bllokohet 'Rruga e Arbrit'
Bora bllokon 'Rrugën e Arbrit'

Rruga e Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit është bllokuar pasditen e sotme. 

Shkak janë bërë reshjet e dëborës dhe makinat pa pajisje dimërore. 

Mjetet borëpastruese po punojnë në terren për hapjen e rrugës.

Po ashtu Unaza në Burrel, e sapo ndërtuar, ajo ka dalë jashtë funksionit. Traseja është shembur duke e bërë të pamundur përdorimin e këtij aksi. Automjetet janë të detyruara tanimë të kalojnë përmes qytetit.

Në Veri të vendit akset kryesore janë plotësisht të hapura. Probleme vetëm me rrëshqitje të gurëve dhe inerteve, si në disa pjesë të Rrugës së Arbrit.

Shqetësim ka në rrugët dytësore në Tropojë dhe Kukës.

 

bllokohet \'rrruga e arbrit\'

Lini një Përgjigje