TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2025, 18:50

Raportimi i Pranvera Strakoshës, Adriana Kalaja ”shuplakë” deputetëve: Pse nuk e pyeti askush për të birin Amant Josifi?

Shkruar nga Pamfleti

Raportimi i Pranvera Strakoshës, Adriana Kalaja ”shuplakë”

Adriana Kalaja, kryetarja e Gjykatës në Partinë Demokratike, ka reaguar ashpër pas raportimit të Komisioneres së Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, në një nga komisionet parlamentare. Kalaja kritikon publikisht deputetët për heshtjen e tyre, duke pyetur: “Si nuk doli asnjë të pyesë ku është i biri i saj, Amant Josifi?

Në një postim në Facebook, Kalaja shkruan se po të ishte e pranishme në komision, pyetja që do i drejtonte Strakoshës do të ishte direkte: “A di gjë ku është yt bir, Amant Josifi, që ka grabitur 2.4 miliardë euro qytetarëve shqiptarë dhe europianë?”.

Emri i Amant Josifit është i njohur për publikun dhe mediat, i përfshirë në disa skandale financiare që lidhen me skemën e famshme mashtruese që goditi investitorë shqiptarë dhe europianë. Dhe fakt është që ai është djali i Pranvera Strakoshës, zyrtares së lartë që sot mban një nga pozicionet më delikate në administratën publike.

Kalaja shkon më tej në postim duke përmendur një çështje të vjetër penale, ku sipas saj, edhe vetë Strakosha ka qenë nën hetim dhe është dënuar, bashkë me një person tjetër të lidhur me rrethin e njohur politik të Olta Xhaçkës. Ajo e lidh këtë dosje me trafikim të miturish, duke hedhur hijet e dyshimit mbi të kaluarën e komisioneres.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Znj. Kalaja ! A je budalle apo hiqesh. Që të mos bëje pyetje të sikletëshme si kjo që godasin 'Kastën', nuk u përfshive në "listën e mbyllur" të Partisë Demokratike. Por edhe që mos të merje vota nominalisht u kujdesën 'kujdestarët e partisë'. Bëj dorëheqje si gjyqtare e PD dhe vazhdo aksionin politik. Rrugët e Atdheut ju thërrasin. Rruga për te e drejta, te e vërteta, kalon jashtë rrugicave ku e futi kasta 34 vjeçare pluralizmin. Ose je në funksion të 'Kastës'.

    Lini një Përgjigje