TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2025, 16:29

KLP mbyll gojën për arrestimin arbitrar të avokatit: Nuk duam të nxitohemi!

Shkruar nga Pamfleti

KLP mbyll gojën për arrestimin arbitrar të avokatit: Nuk duam

Kryetarja e KLP: Nesër do të vendosim nëse do të mbajmë apo jo qëndrim për arrestimin e avokatit...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të mbyllë gojën ndaj skandaleve të Prokurorisë së Elbasanit.

Edhe pse avokati Uljan Barjami u arrestua sepse bëri detyrën, KLP ka vendosur të tolerojë çetën Prokurorëve të Elbasanit, të cilët po sillen si cuba me këdo që u vë në pah shkeljet.

Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani është duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, ku u pyet mbi arrestimin e avokatit. Por ajo u shpreh se ata kanë vendosur të mos nxitohen dhe vetëm nesër do të shohin nëse do të mbajnë një qëndrim apo jo.

Vendosëm që fillimisht do kërkojmë informacion të shkruar për situatën. Nuk mund të shprehemi pa pasur informacion si ka rrjedhur ngjarja dhe si është bërë arrestimi. U rezervuam për të dalë me një reagim të nxituar pa mbledhur informacionin e nevojshëm.

Nuk duhet të nxitohemi në vendimmarrja, reagimi i Dhomës së avokatisë është pjesë e avokatisë. Nesër do vendosim nëse do kemi qëndrim apo jo”, u shpreh Mirela Bodgani, drejtuese KLP.

Avokati Barjami, gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tij Maksim Lika, ka thënë se do të merrej personalisht me prokurorin dhe oficerët e policisë gjyqëosre, duke i kallëzuar penalisht për atë që e konsideron si manipulim provash kundër klientit të tij.

Nga ky moment, referuar edhe një video të publikuar nga avokati Arben Llangozi, ka një reagim ekstrem të prokurorit Gjergji Ceka që dëgjohet të thotë se ‘avokati duhet arrestuar’.

Më pas ka një reagim të ashpër të gjyqtares, e cila referuar audios nga seanca gjyqësore, paralajmëron disa herë avokatin, duke interpretuar deklaratën e avokatit me të njëjtën gjatësi vale si prokurori, pra e konsideron kërcënim.

Nga ajo që është publikuar, duket se avokatit Barjami iu ngrit një kurth në sallën e gjyqit, kur në momentin që ai paralajmëron kallëzimin penal, prokurori njofton arrestimin dhe gjyqtarja mban ‘lojën’ për t’a konsideruar fjalën e avokatit si ‘kërcënim’.

1 Komente

  1. D
    Dyshi

    MOSTRA PROKUROR

    Lini një Përgjigje