
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Nauerda Llagamit, kandidates për anëtare të GJK në 11 nëntor.
Ajo mori 8 vota teksa kandidonte për GJK, ndërsa Gjykata e Lartë emëroi Asim Vokshin i renditur i pari nga KED.
Llagami nuk mori kuorumin e nevojshëm të votave.
Asaj i duheshin 9 vota për t’u zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Nauerda Llagami pretendon se pikërisht vota e 9-të u shpall e pavlefshme qëllimisht, gjatë votimit në Gjykatën e Lartë.
Lini një Përgjigje