TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2025, 15:15

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

Shkruar nga Pamfleti

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me

Gjendja e ish-kryeministri Fatos Nano vijon të jetë e rënduar. Sot u bë me dije se prej disa ditësh ai ndodhet në një spital privat. Por vetë spitali ka reaguar duke dhënë detaje.

Në një njoftim zyrtar, spitali njofton se ai ndodhet i hospitalizuar prej disa ditësh dhe aktualisht në gjendje shumë  të rëndë shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.

Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rëndë, me prognozë të rezervuar!”, njofton spitali.

Ish-kreu i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion prej 10 ditësh me dëmtime në tru.

73-vjeçari Fatos Nano, i cili u shkëput nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër i vendit (1991, 1997-1998 dhe 2002-2005).

3 Komente

  1. L
    Lena Çipi.

    Sherim të shpejt liderit historik i socializmit ne Shqipëri i uroj te dale shendosh e mire pran familjes.

    1. A
      Agron Talo

      I uroj shërim sa më parë ish të burgosurit FATOS NANO.

      1. A
        Aferdita

        I uroj nga zemra ta kaloj kete moment te veshtire Njeri me vlera te medha me dinjitet u terhoq nga politika kur e pa te arsyshme beri burg kot pa bere asgje kursente tjeret hiqen zvarre do vdesin ne parlament duke shpifur per te gjithe Te rujt zoti per familjen dhe te gjithete dashurit e tu

        Lini një Përgjigje