TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2025, 10:26

Kërkoi të shpalleshin të pavlefshme veprimet hetimore të SPAK, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn 

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi të shpalleshin të pavlefshme veprimet hetimore të
Erion Veliaj

Gykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar sot ankimimin e paraqitur nga Erion Veliaj, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë.

Erion Veliaj kërkoi të shpalleshin të pavlefshme veprimet hetimore të kryera nga SPAK.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 20.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 240 akti, datë 14.10.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Konstatimi i shkeljeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024 dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore” dhe vendosi:

- Lënien në fuqi të Vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, me datë 20.10.2025.", njofton gjykata. 

erion veliaj apeli i gjkko

Lini një Përgjigje