
Qytetari detyrohet të shkojë te aktet ekstreme...
Skandalet, arroganca dhe vjedhjet e kompanisë “One Albania” po detyrojnë qytetarët të shkojnë drejt akteve ekstreme.
Në Kukës, një 49-vjeçar ka tentuar t’i vërë zjarrin dyqanit të kësaj kompanie, pas sorollatjeve që punonjësit e saj i kanë bërë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 15:33, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Kukës, ka hyrë në ambientet e dyqanit dhe ka derdhur një sasi benzine, duke u bërë thirrje të pranishmëve që të largohen menjëherë nga objekti.
Falë reagimit të shpejtë të qytetarëve dhe njoftimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e autorit, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale.
Kompania “One” është kthyer në tmerr për qytetarët. Që kur u bë bashkim i “One” me “Eagle”, sistemi ka pasur shumë probleme. Në shumë raste qytetarët nuk kanë arritur të marrin dot shërbime. Po ashtu, një grabitje që po bëhet është përmes lidhjes së kontratave. Shumë qytetarë, kryesisht të moshuar, mashtrohen që të lidhin kontratë dhe më pas çdo muaj u bëhet presion që të kryejë detyrimet.
Skandali tjetër është se grabiten përmes paketave të internetit dhe ofertave, për të mos shkuar te interneti në shtëpi ku nuk të përgjigjet askush. Skandali më i madh është se kjo kompani bllokon ndërrimin e numrit. Janë pa fund kritikat në rrjetet sociale ndaj One, pasi çdo klient i saj është përballuar shumë herë me parregullsi. Por skandalet vijojnë dhe po detyrojnë qytetarët të kryejnë akte ekstreme.
KOMPANITË ONE DHE VODAFON JANË 2 KOMPANITË SUPËR HAJDUTE. NGAQË SKA KONKURENCË DHE QEVERIA ËSHTË MEGA HAJDUTE MË VEHTE, DHE SKA SI TI KËRKOJ LLOGARI SUPER HAJDUTI, HAJDUTIT. QEVERIA ËSHTË FENER NDRIÇUS PËR HAJDUTËT. KOMPANIA CELULARE ONE KA QËNË 500 LEKË OFERTA MUJORE. TANI ONE HAJDUTËT E BËNË 900 LEKË OFERTËN MUJORE.
Po kur thone nje oferte per ty. Un e kam 9500 leke ne muaj dhe me iofrojne oferte 11.000?? Sa turp po na rjepin
Keni shumë të drejtë, janë kthyer në supermonopole që zhvazin popullin. Qeveria me politikat e saj duhet t'iu tregojë vendin në mbrojtje të interesave të qytetarëve m
Edhe superhajduti vodafone e ka minimale oferten 1100 leke reja me 300 min. Mendo pak!
Jane tarifa teper te larta ne krahasim me vedet fqinje
Qytetari ne Kukes ka plotesisht te drejte Eshte kompani mashtruese ,ku te zhvase popullin .Me ka ndodhur dhe mua .Mesazhe pa fund na vine dhe nuk dime se ç'behet .Merrni masa ndaj kesaj kompanie .
One dhe fodofon kompanite super hajdute
Jane kompani,hale
Kam qendruar nga data 21 gusht deri në 4 shrator 2025 në Itali tek vajza për pushime. Atje perdor numër italian. Fatura e muajit gusht më erdhi 4100 lekë (të reja)të cilën e pahova. Po kështu dhe fatura e muajit shtator më erdhi me të njëjtën shumë d.m.th 4100 lekë. Si ka mundësi? Çfarë quhet kjo? Kam kerkuar bisedat që kam kryer të mi dërgojnë me email.
Kompani më e degjeneru se janë keta e ONE nk ka per te pas noi here die kam bo ofertën internet sot s'kam net vetem ketu te ne ndodhin këto çudira .
Blini eSIM nga jashte !
Skandaloze situata, janë bërë si sulltanë me superpasuri dhe pozitë të padiskutueshme. Qeverisë i duhet të ndërhyjë me politikën e saj ekonomike në interes të qytetarëve të saj. Na shkatërruan, Vodafone shprehet Jeni ofertën që e filluan që më 8000 lekë të vjetra dhe tani të telefonojnë duke ushtruar presion në rritje të çmimit për ofertën e tyre me kontratë që nëse nuk e paguajmë atëherë e humbasin dhe të vënë para alternativave të çmendura ????