TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2025, 17:11

Kush po “lobon” për kreun e ri të SPAK?

Shkruar nga Pamfleti

Kush po “lobon” për kreun e ri të SPAK?

Gara për kreun e ri të SPAK, deklarata e çuditshme e kryetares së KLP: Nuk ka presione, por lobime

Në një deklaratë të bërë sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, pranoi se në procesin për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut po ndodh një formë “lobimi” mes anëtarëve të vetë KLP-së.

Pyetur nëse ka presione politike apo të jashtme për këtë zgjedhje të rëndësishme, Bogdani zgjodhi të relativizojë situatën, duke e përshkruar si një “qasja më partizane” për kandidatët.

Lidhur me sa juve përmendët çështjen e presionit, unë do të thosha, flas personalisht, po nuk e di, besoj ndoshta është dhe qasja e kolegëve, më shumë është lobim në sensin ose, ndoshta termi jo i përshtatshëm, po është një lloj, kush është më shumë tifoz ose më shumë partizan i një qasje ose i një rryme, qoftë ideologjike apo profesionale që ndjek një prokuror në mënyrën se si ushtron detyrën e tij. Për shembull një mund të ketë, mund të ketë qasje pak më represive ose më ndëshkuese, dikush tjetër mund të jetë pak më human, më liberal, mund ta shikojë çështjen në një këndvështrim pak më të zgjeruar, kështu që besoj është më shumë lobim brenda për të përzgjedhur më të mirin për atë strukturë sesa presion. Ata janë të gjithë prokurorë të SPAK-ut, siç e thashë kanë kaluar të gjitha filtrat, kushdo prej tyre mund të jetë në drejtim”, tha ai.

Por kjo deklaratë hap më shumë pikëpyetje sesa jep përgjigje. Nëse nuk ka presion të jashtëm, kush po lobon brenda KLP-së? A janë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke ushtruar ndikim të ndërsjellë për emra të caktuar? Dhe nëse po, a është ky proces i bazuar në meritë profesionale apo në interesa grupesh dhe rrymash?

Unë personalisht do të preferoja një person i cili mund të ketë hapësi menaxheriale më të spikatura se sa të tjerët, sepse kur vjen puna te hetimi i çështjeve, prezumohet që ata të gjithë janë njësoj. Po deri në këto momente nuk kam ndonjë presion apo jo, përveç sugjerimeve që këto janë normale në ambientin tonë, por jo vetëm, që nuk do ta quaja absolutisht një presion unë”, tha ajo.

KLP, si një organ kushtetues, duhet të garantojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe jo të lejojë devijime në formën e lobimeve të brendshme. Çdo anëtar duhet të votojë në bazë të vlerësimeve individuale dhe jo në funksion të aleancave të brendshme.

Vetë “Pamfleti” ka denoncuar një skemë të ngjashme. Më 17 tetor “Pamfleti” bëri publik faktin që Klodian Braho, një nga kandidatët për drejtimin e SPAK-ut, hoqi dorë nga ankimi i Komisionerit Publik ndaj vendimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Ylli Pjetërnikaj. Në pamje të parë, një vendim teknik. Në të vërtetë, një akt i pastër korrupsioni institucional.

Burime të sigurta konfirmojnë se dorëheqja e Brahos nuk ishte rastësi, por pjesë e një pazari të errët për të siguruar votën e Zeqir Hodës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, votë që mund të vendosë fatin e kreut të ri të SPAK-ut.

Në këmbim të këtij “nderi”, djali i Zeqir Hodës, Ditmir Hoda, ka fituar një vend në garën për Byronë Kombëtare të Hetimit. Më 29 shtator, në listën përfundimtare të kandidatëve për pozicionin “Hetues Financiar”, emri i Ditmir Hodës shfaqet ndër 15 më të lartvlerësuarit. Kryetar i komisionit që ka vlerësuar kandidatët? Pikërisht Klodian Braho, i cili në të njëjtën kohë kandidon për drejtimin e SPAK. /Pamfleti

3 Komente

  1. E
    Engjell Hamitaj

    Cfar mund te presim nga kjo padrejtesi qe behet atne ne maj te piramides Cfar pres UN nga Klodian Braho po u be i pergjithshem A i me ka ardh me Vjerrin e tij tek Biznesi im me ka kercenu qe po te duam ta gjejm anen per te me cuar ne 0 pa e pas iden kush isha un Un jam ne te drejten time kam punu 46 vite me djers balli ekam fillu punen 13 vjec Ky dhender i rii doli kra vjerrit mashtrus sekser PISI.

    1. E
      Engjell Hamitaj

      I nderuar Pamflet ndofta kam fol shum per klodian Brahon Un nuk kam urrejtje per njeri por Familja e gruas se tij me emrin e tij jan perpjek te me shkatrrojn familjen me kan paralizu kembet mua me kar cu mbi 80 her ne polici me kan cuar ne gjykat se fundmi ne prokurori me bejn presien per te me mar token me mbajn peng 7 milion lek te rej qe para 13 vitesh dhe jankrenarse kan kolltukun e Klodit Faleminderit

      1. L
        Leone

        Nuk ka p!ll same me i dalë kundra Amerikës!! Këta rropaten kot se Daj Sami për 24 orë i shkrin!!

        Lini një Përgjigje