TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia18 Tetor 2025, 10:37

Drejtësia “të vësh duart në kokë”: Si u ble vota e Zeqir Hodës nga Klodian Braho dhe Altin Dumani me postin e të birit në BKH

Shkruar nga Pamfleti
Drejtësia “të vësh duart në kokë”: Si u ble
Klodian Braho, kandidati për kreun e SPAK dhe Zeqir Hoda, anëtari i KLP që e votpn atë /

 

Klodian Braho mbylli ankimin për Ylli Pjetërnikajn, Altin Dumani heshti, dhe drejtësia u shit për një votë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë...

Dje, “Pamfleti” bëri publik faktin që Klodian Braho, një nga kandidatët për drejtimin e SPAK-ut, hoqi dorë nga ankimi i Komisionerit Publik ndaj vendimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Ylli Pjetërnikaj. Në pamje të parë, një vendim teknik. Në të vërtetë, një akt i pastër korrupsioni institucional.

Burime të sigurta konfirmojnë se dorëheqja e Brahos nuk ishte rastësi, por pjesë e një pazari të errët për të siguruar votën e Zeqir Hodës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, votë që mund të vendosë fatin e kreut të ri të SPAK-ut.

Në këmbim të këtij “nderi”, djali i Zeqir Hodës, Ditmir Hoda, ka fituar një vend në garën për Byronë Kombëtare të Hetimit. Më 29 shtator, në listën përfundimtare të kandidatëve për pozicionin “Hetues Financiar”, emri i Ditmir Hodës shfaqet ndër 15 më të lartvlerësuarit. Kryetar i komisionit që ka vlerësuar kandidatët? Pikërisht Klodian Braho, i cili në të njëjtën kohë kandidon për drejtimin e SPAK.

Drejtësia “të vësh duart në kokë”: Si u ble

Anëtarë të tjerë të komisionit, Sotir Kllapi dhe Dorina Bejko, janë gjithashtu pjesë e sistemit që sot funksionon si rrjet patronazhi brenda drejtësisë.

Më 10 tetor, në fazën e dytë të përzgjedhjes, lista u shkurtua në 10 kandidatë dhe, natyrisht, Ditmir Hoda mbeti brenda, me 43 pikë. Një rezultat që e çon direkt në fazën e fundit: testimin me gojë, procedurë formale, pasi fituesi dihet paraprakisht.

Pazari është mbyllur. Zeqir Hoda shpërblehet me vendin e të birit në BKH. Klodian Braho siguron votën në KLP. Altin Dumani mbyll sytë. Drejtësia bie përsëri në gjunjë.

Drejtësia “të vësh duart në kokë”: Si u ble

Ky nuk është më një devijim administrativ. Është tradhti ndaj idealit të reformës në Drejtësi. Ajo që ndodhi me Brahon, Dumanin dhe Hodën, është fotografia më e qartë e kalbëzimit moral që ka kapur sistemin: njerëzit që duhej të ishin shembull i ndershmërisë, sot bëjnë tregti me poste dhe me vendime gjyqësore.

Në vend që të ndëshkojnë korrupsionin, ata po e prodhojnë. Në vend që të mbrojnë shtetin e së drejtës, po e kthejnë në një treg ku drejtësia blihet, shitet dhe trashëgohet si pasuri familjare.

SPAK-u dhe KLP-ja nuk janë më institucione të pavarura; janë klube interesi ku fëmijët punësohen si shpërblim për votat e prindërve. Dhe në krye të këtij degradimi qëndron Altin Dumani, që u shfaq si simbol i “ndershmërisë”, por sot është kthyer në regjisori i një pazari të pistë që përdhos çdo vlerë të reformës.

Këta nuk janë heronjtë e drejtësisë. Janë tregtarët e saj.

Dhe sa kohë që drejtësia do të jetë mall pazari për Brahon, Dumanin e Hodën, Shqipëria do të mbetet peng i një sistemi ku nderi blihet në ankand, dhe morali paguhet me poste./Pamfleti

zeqir hoda klodian braho ditmir hoda

2 Komente

  1. E
    Engjell Hamitaj

    Nga klodian Braho me me familjen e gruas se tij me mbahen peng 7000000 milion lek te reja Pra nen emrin e ketij njeriu perdoret gjykata prokuroria OBGJ kunder meje Me kan kercenuar familjen dhe ne polici nuk me kan futur te hankohem me kan perbuzur nga emri ketij Un jam taksapagus Juridik nga keta jam semur gati ne prerje te kembeve.

    1. A
      Altin Prifti

      Dhe pastaj ankohen qe po u vijne plumbat ballit!

      Lini një Përgjigje