TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia15 Tetor 2025, 10:47

“Ushtari” Elion Mustafaj, krye-prokuror i Fierit; 7 kallëzime e 60 denoncime për favorizime kriminale

Shkruar nga Pamfleti
“Ushtari” Elion Mustafaj, krye-prokuror i Fierit; 7 kallëzime e
Elion Mustafaj /

Elion Mustafaj, “ushtar” i PS dhe njeriu i Soros-it në sistem, ka kaluar vettingun me dosje të mbushur me kallëzime për korrupsion, fshehje provash dhe lidhje me krimin, ndërsa SPAK dhe KLP heshtin...

Prej qershorit 2023, Elion Mustafaj është drejtues i Prokurorisë së Fierit, por sipas dosjeve, ai rezulton një nga prokurorët me historikun më problematik në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Gjatë viteve 2004–2022, ndaj tij janë regjistruar 60 denoncime, 7 kallëzime penale dhe 2 procedime zyrtare, të dokumentuara me prova.

Denoncimet e rënda i përkasin tre viteve të fundit të karrierës së tij, ku akuzohet për lidhje me subjekte të krimit dhe korrupsionit.

Në periudhën kur ka qenë oficer i Policisë Gjyqësore në Durrës dhe më pas prokuror në Korçë, Vlorë, Lushnje e Fier, Elion Mustafaj është akuzuar për favorizime ndaj zyrtarëve të korruptuar, ndërtuesve pa leje, trafikantëve, kontrabandistëve, pastruesve të parave dhe autorëve të krimeve të rënda.

“Ushtari” Elion Mustafaj, krye-prokuror i Fierit; 7 kallëzime e

Në vitet 2016–2020, gjatë detyrës si prokuror në Vlorë, janë depozituar shtatë kallëzime penale ndaj tij.

·         Kallëzimi i datës 25 tetor 2016 për fshehje provash u mbajt peng për më shumë se një vit nga kolegët e tij në Fier, të cilët më 23 dhjetor 2017 refuzuan ta regjistronin si çështje penale.

·         Më 18 shtator 2017, një tjetër kallëzim për shpërfillje të provave dhe të palës paditëse u zvarrit për 10 muaj në Fier dhe më pas u dërgua në Vlorë, ku Mustafaj vetë ishte prokuror. Pas tre vitesh, në korrik 2020, çështja u kthye sërish në Fier dhe u pushua për “mungesë provash”.

·         Më 1 shtator 2020, SPAK regjistroi një kallëzim ndaj tij për katër vepra penale, por edhe ky u transferua në Fier dhe përfundoi i pushuar.

·         Më 3 shtator 2020, një tjetër kallëzim për favorizime ndaj subjekteve kriminale u mbyll pa hetim më 17 shtator 2020.

·         Më 22 qershor 2021, Mustafaj mbylli një dosje pa marrë në pyetje as kallëzuesin, as personat nën hetim.

·         Në mars 2021, një kallëzim tjetër në SPAK nga shtetasja V.T. për falsifikim procesverbalesh dhe fshehje provash u refuzua më 6 korrik 2021, pa hetim të thelluar.

Në total, janë regjistruar 33 denoncime për abuzime me hetime në Vlorë, 15 në Korçë dhe 12 në Lushnje, ku akuzohet për manipulim të çështjeve penale në favor të personave të fuqishëm financiarisht.

Pavarësisht këtij bilanci të rëndë, Elion Mustafaj është vlerësuar “shumë mirë” nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ai ka marrë vlerësim pozitiv edhe nga Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, megjithëse disa herë i është pezulluar certifikata e sigurisë për kontakte të dyshimta me individë të botës së krimit.

“Ushtari” Elion Mustafaj, krye-prokuror i Fierit; 7 kallëzime e

Në procesin e vettingut, Mustafaj kaloi pa asnjë penalitet, nën vendimin e komisionit të përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli dhe Olsi Komici, aktualisht deputet i PS-së, të cilët janë identifikuar si të afërt me Fondacionin “Soros”. Ai konsiderohet “ushtar politik” i strukturave të majta dhe patronazhist aktiv i Partisë Socialiste.

Përveç dyshimeve për abuzime të shumta gjatë detyrës, në biografinë e tij profesionale ka mospërputhje të rënda në arsim, periudha të paqarta gjatë vitit të lejes nga KLP, si dhe të dhëna për veprimtari të dyshimta gjatë qëndrimit në SHBA.

Sipas burimeve, Elion Mustafaj është përfshirë edhe në pazare të mëdha lidhur me hetimin e dosjes “Bankers Petroleum”, ku dyshohet se ka ndërhyrë për të mbrojtur interesat e kompanisë dhe rrjetit të përfshirë në mashtrimet fiskale me dëme qindra milionë euro ndaj shtetit shqiptar.

“Pamfleti” do të publikojë në vijim dokumentet dhe provat që zbulojnë përfshirjen e prokurorit Mustafaj në disa nga aferat më të rënda të tranzicionit, ku drejtësia është përdorur si mburojë për krimin./Pamfleti

elion mustafaj kryeprokuror i fierit

3 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Drejtuesi i SPAK Z. Dumani u qa para komisionit parlamentar se nuk ka Prokuror mjaftushëm për ngarkesën, por edhe se Prokurorëve ju mbaron mandati ndërkohë që kanë dosje mbi të cilat punojnë prej shumë kohësh, ndaj tha të shtyhet mandati i SPAK edhe për një mandat tjetër. Parlamenti i Shqipërisë të vendosi shtyrjen e mandatit ose le të vendosin të pranojnë që të vijnë në Shqipëri Prokuror dhe Hetues Amerikanë.

    1. A
      Altin Prifti

      Se mos eshte vetem ky! I gjithe sistemi gjyqesor, eshte i kalbur. Te gjithe duhen futur ne burg!!!

      1. a
        albi

        Prokuroret dhe gjykatesit ne pjesen derrmuese te tyre 90% jane banda e vertete ne kete vend te lodhur. Sidomos me reformen ne drejtesi kane marre nje superxhiro te frikshme. Jane bere bandite qe vetem vendosin gjoba dhe mbrojne interesat e grupeve kriminale.

        Lini një Përgjigje