Gjashtë vite pas tërmetit të 2019-s, Edi Rama rikthen në skenë Blendi Gonxhen dhe Mirela Kumbaron; dy emra simbol të abuzimeve me tenderët, për të firmosur bilancet financiare të rindërtimit dhe për të mbyllur me letra pazaret e vjetra të qeverisë...
Me Vendim Nr. 550, datë 1 tetor 2025, kryeministri Edi Rama emëroi Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, dhe zëvendësen e Ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, në Bordin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ku janë përqendruar mbi 70% e fondeve të investimeve publike me vlera të mëdha monetare.
Por vetëm një javë më vonë, me Vendim Qeverie Nr. 569, datë 8 tetor 2025, Rama i caktoi të dy ministrat edhe si anëtarë të Komisionit Shtetëror të Procesit të Rindërtimit.

Gjashtë vite pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, kryeministri e ka konsideruar të përfunduar procesin e rindërtimit dhe ka vendosur të hartojë bilancin financiar të investimeve. Për ta bërë këtë, ai ka riaktivizuar Komisionin Shtetëror të Rindërtimit, i cili formalisht ka pasur për detyrë organizimin, administrimin e fondeve dhe mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve, ndërsa tenderët dhe ndarjet e fondeve janë bërë direkt nga zyra e kryeministrit.
Në përbërjen e re të këtij komisioni, Rama ka futur dy nga njerëzit më të besuar të tij, të njohur për abuzimet e shumta me tenderë dhe pasuri publike gjatë 12 viteve të pushtetit socialist: Blendi Gonxhen dhe Mirela Kumbaron. Qëllimi i emërimit të tyre është i qartë; hartimi dhe firmosja e bilancit financiar të shpenzimit të 1.2 miliardë eurove që u dhanë për rindërtimin e banesave të dëmtuara.
Sipas burimeve të “Pamfleti” brenda Ministrisë së Financave, komisioni do të përgatisë raportet përfundimtare financiare, të cilat më pas do të firmosen nga ministrat Gonxhe dhe Kumbaro sipas udhëzimeve të Ramës. Drejtuesit e bashkive Tiranë, Kamëz, Vorë, Durrës, Krujë, Kurbin, Shijak dhe Lezhë, njësitë zbatuese të projekteve të rindërtimit, do të firmosin raportet përfundimtare në mënyrë formale.
Bilancet do të vulosen përfundimisht nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, ndërsa në fund do të firmosen edhe nga Ministri i Financave, Petrit Malaj.
Për Edi Ramën nuk ka rëndësi sa banesa janë rindërtuar dhe sa familje janë sistemuar, por vetëm që të justifikohet me dokumente zyrtare shpenzimi i 1.2 miliardë eurove të mbledhura nga donacionet dhe kreditë ndërkombëtare. Ka dyshime se në këtë proces do të shtohen edhe miliona euro të tjera të paraqitura si fonde shtesë nga buxheti i shtetit, për të mbyllur përfundimisht pazaret e vjetra të qeverisë./Pamfleti
Ben Tigri ja hodhi bythes. Tani pislleqet i pastrojne « ministri » Nyja me « ministreshen » Karamelja. Derisa kemi qellu popull dele, hallall e paçin keta dy pisa te korruptuar dhe ai qe i ka vene e mban ne detyre.
Keta jane vertet dyshe fort. Ujk ulkonj=Rama