TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia13 Tetor 2025, 10:55

Ku do t’i gjejë djali i Gramoz Ruçit, 35 milionë Euro për investimet në bregdetin e Fierit?

Shkruar nga Pamfleti
Ku do t’i gjejë djali i Gramoz Ruçit, 35 milionë Euro
Ledian dhe Gramoz Ruçi /

Mirela Kumbaro, Petrit Ahmetaj i ERE dhe Armando Subashi i Fierit, nxituan t’i japin firmës “SLR Albania” të djalit të Gramoz Ruçit, leje mjedisore, licencë për prodhim energjie dhe 5 hektarë tokë në bregdet, pa dhënë akoma vendimin Babloku; ku nuk do ndërtohet vetëm park energjie fotovoltaike por edhe 3 hektarë resorte, pallate e vila…

Fakti që Gramoz Ruçi, nuk i ndahet Edi Rmës edhe pas largimit nga politika, nuk lidhet me merakun për projektin “Shqipëria 2030 në BE”, por me pazaret për të zhvatur pasuri shtetërore.

Më 31 janar 2022, gjashtë muaj pasi Gramoz Ruçi dorëzoi mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e vitit 2021 në Fier, djali i tij Ledian Ruçi, krijoji kompaninë “SLR Albania Sh.p.k”, me objekt investime në impante të energjisë fotovoltaike dhe çdo lloj investimi tjetër.

Ku do t’i gjejë djali i Gramoz Ruçit, 35 milionë Euro

Kryeministri Edi Rama, me vendim të KKT, i dha Ledian Ruçit, lejen për ndërtimin e impiantit të prodhimit të energjisë, në Njësisë Topojë të Fierit, me fuqi 2 Megawat dhe me afat 30 vite.

Ku do t’i gjejë djali i Gramoz Ruçit, 35 milionë Euro

Dy vite para dhënies së lejes së ndërtimit nga Babloku e me urdhër të tij, strukturat qendrore e lokale të pushtetit, vepruan me shpejtësi rekord, për të pajisur kompaninë e djalit të Gramoz Ruçit, me tokë dhe të gjitha lejet e licensat për impiantin e energjisë.

Subashi, Kumbaro dhe Petrit Ahmeti i ERE, tokë shtetërore e leje me urgjencë

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, me një procedurë të përshpejtuar, i dha kompanisë së djalit të Gramoz Ruçit, 50 mijë m2 tokë buzë detit në zonën e Topojës, me kontratë Nr. 968, datë 9 korrik 2022, për të cilën, thotë se është kontratë qiraje për 30 vite, por pa përcaktuar vlerën e qirasë vjetore e totale dhe pa e publikuar në regjistrin vendimeve të Bashkisë.

Megjithëse krye bashkiaku Armando Subashi, i ka dhënë 50 mijë m2, në kontratë specifikohet që projekti fotovoltaik, përfshinë vetëm 20 mijë m2 tokë, por ai i dha 30 mijë m2 me tepër. Përse?

Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, në sipërfaqen tjetër 30 mijë m2 buzë detit, thuhet se familja e Gramoz Ruçit, do ndërtojë resort dhe vila e pallate me apartamente plazhi, duke maskuar marrjen e tokës tepër, pas lejes për impiant, që gjithashtu është pazar me Edi Ramën.

Tri javë pas marrjes së tokës, konkretisht më 28 korrik 2022, ministrja Mirela Kumbaro, i dha lejen mjedisore, sipas të cilës, ndërtimi i parkut fotovoltaik buzë detit, nuk e dëmton mjedisin.

Më 16 tetor 2024, kompania “SLR Albania” kërkoi licencë për prodhim energjie nga ERE, ndërsa pas 12 ditësh, kryetari Petrit Ahmeti, i dha licencën me Vendim Nr. 228, datë 28.10.2024.

Projekti i impiantit dhe ndërtimeve është 35 milionë Euro. Ku do t’i gjejë djali i Gramozit?

Në vendimin e KKT, impanti fotovoltaik është deklaruar si investim në vlerën 1.2 milionë Euro, ndërsa sipas projektit teknik e fizibilietetit, kostoja e investimit do jetë 15 milionë Euro.

Në total, bashkë me projektin e fshehur të resortit, vilave dhe pallateve me apartamente plazhi, kostoja totale e dy investimeve të familjes “Ruçi”, do jetë 35 milionë Euro, për të cilat, asnjë agjenci ligjzbatuese nuk i kërkon deklarimin e burimit të tyre.

Ku do t’i gjejë, ose më saktë në cilët burime, do t’i siguroj 35 milionë Euro djali i Gramoz Ruçit, kur ai ka vetëm 1 pagë mujore 1000 Euro si punonjës në kompaninë shtetërore “Albcontrol”?

Ndërsa kapitali i vetëm që ka kompania e tij “SLR Albania ” qysh prej ditës së themnelimit është 100 lekë; madje kjo kompani gjatë viteve 2022-2024, ka dalë me humbje nga 923 mijë lekë.

Burimin e këtyre milionave i di Gramozi, ndërsa Babloku nuk di gjë; dhe siç ka thënë vetë publikisht, nuk i intereson se si dhe ku do t’i sigurojnë./Pamfleti

ledian ruçi gramoz ruçi

4 Komente

  1. t
    tepelensi

    I ka siguruar me kohe I ka gati me fillu pune

    1. R
      R

      * Do dali ndonje komentator sportiv qe do ja siguroje nga aktivitetet e tjera*

      1. S
        Socialisti

        Po pra vetingu qe iu be gjyqtareve duhej t'iu behej edhe ketyre qe jane ne politike, ose qe "kane ikur" nga politika keto 10 vitet e fundit dhe do ta shihnim sesi do te dilnin. Pasurite e pajustifikuara te konfiskoheshin direkt.

        1. h
          hotel tepelena

          Pyeteni se ku i gjeti parate Familja e Gramoz Rucit per te ngritur perandorine e "Saranda International", prane kanalit te Cukes ne Sarande? jo nje po disa hotele. Po ne ujin e ftote te Tepelenes qe se shpejti do te jete vetem prone e tyre gjithecka ( se hotelin e kane ndertuar) Mos u habisni se ku do ti gjeje edhe 35 milionet per ato voltaiket...

          Lini një Përgjigje