TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 9 Tetor 2025, 09:54

Rama rikthen në lojë “ujkun” e korrupsionit: nga tenderët e ministrisë së Ekonomisë te miliardat e Fondit të Zhvillimit

Shkruar nga Pamfleti
Rama rikthen në lojë “ujkun” e korrupsionit: nga
Blendi Gonxhe /

 Pasi e largoi nga Ministria e Ekonomisë për të ruajtur imazhin publik, kryeministri e vendosi Gonxhen kryetar të Këshillit Drejtues në Fondin Shqiptar të Zhvillimit; strukturën ku ndahen miliona euro tenderë dhe projekte fiktive për oligarkët...

Kur kryeministri Edi Rama largoi Blendi Gonxhen nga Ministria e Ekonomisë, u mendua se e bëri për të krijuar imazhin publik se po i ndërpriste burimet dhe hapësirat e vjedhjeve, që tani do t’i “zbulonte” ministrja virtuale “Diella”.
Por në fakt, duke e ditur që Blendi Gonxhe është mjeshtër pazareve dhe kombinimeve financiare, Rama e dërgoi te një tjetër “hambar” korrupsioni, në një institucion ku vidhen përditë miliona euro përmes tenderëve dhe ankandeve të sajuar për projekte fiktive që u jepen oligarkëve dhe trafikantëve të bërë biznesmenë.

Përveç postit si Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, kryeministri e ka emëruar Blendi Gonxhen anëtar të Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FZSH), një prej agjencive me fondet më të mëdha publike në vend, që prej majit 2019 drejtohet nga Dritan Agolli, një tjetër “ujk” i vjetër i korrupsionit.

Rama rikthen në lojë “ujkun” e korrupsionit: nga

Emërimi i Gonxhes në këtë strukturë është bërë me vendim qeverie nr. 550, datë 1 tetor 2025, të propozuar nga vetë kryeministri, i cili ka “blinduar” kështu këtë “hambar” vjedhjesh me dy nga njerëzit e tij më besnikë e të provuar në abuzime që nga koha kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Sipas informacionit të siguruar nga “Pamfleti”, Rama ka urdhëruar që Blendi Gonxhe të zgjidhet Kryetar i Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ndërsa Dritan Agolli të vazhdojë detyrën e Drejtorit Ekzekutiv.
Kjo do të thotë se Gonxhe dhe anëtarët e tjerë të këshillit do të miratojnë tenderët dhe ndarjen e fondeve sipas listave dhe pazareve të diktuara nga kryeministri, ndërsa Agolli do të zbatojë proceset me “gara” fiktive dhe fitues të paracaktuar.

Të dy këta drejtues, Blendi Gonxhe dhe Dritan Agolli, janë me dosje penale në SPAK për korrupsion dhe abuzim me fondet publike, por kjo nuk ka qenë kurrë pengesë që Edi Rama t’i promovojë sërish në postet ku qarkullojnë miliona euro çdo ditë./Pamfleti

ujku i korrupsionit rama fondi shqiptar i zhvillimit blendi gonxhe

1 Komente

  1. I
    Ismet Meti, ish komshi i Gonxhes

    Po co ky derlluci dibran qe vje verdall grabit , shqyen prona publike e bo dallavere dhe sguxo spak,spuk e kopuk pa e thirr me e fetu, Qe o profesionist ky Gonxhja qe qelb korrupsion e trego dhe fakti i perzierjes me rrethet mafioze kush ish zvkryetar i bashkise Tirone me Edi Ramn kryetar dhe permbyti lagjen e Tirones tek liqeni, U urratis per me shtpu nga arrestimi, qendroi ne Greqi, me duket, a diku tjeter dhe sapo morn pushtetin shkerdhatat e Edvin Rames u rikthy. duke ushtru zanatin e vjetr te grabitsit zyrtar ku, mesiguri merr pjesn e tij dhe peshkaqeni kokeçekiç Edi Rama. Do dale ndonjë prokuror si z. Sotir Kllapi tja ndal vrapin ktyre mostrave te races Gonxhe te kredhur familjarisht e fisnisht ne pellgun e qelbur të perfitimeve abuzive? Shifenu me vemendje edhe ne portret Blendi Gonxhe i shembëllen nje mamuthi qe gjun afera dhe korrupsion. Ptu race e ndyre qe meriton veç ndeshkim me burg dhe konfiskim. Do te vij dita sado tperpiqsh me bo marifete me kartat. Me Ilir Beqajn do jesh ne nje qeli.

    Lini një Përgjigje