TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 8 Tetor 2025, 14:04

Si “Bankers” me naftën, batërdi vjedhjesh në koncesionet e Kromit dhe Bakrit: pasuria kombëtare në duart e mafies turko-kineze

Shkruar nga Pamfleti

Si “Bankers” me naftën, batërdi vjedhjesh në

Drejtësia shqiptare nuk po merret me koncesionet mafioze të kromit dhe bakrit, të cilat pas shumë pazareve dhe akrobacive me transferime lejesh, po administrohen nga kompani turke e kineze. Ashtu si koncesionarët e “Bankers” në naftë, edhe ata të kromit dhe bakrit prej 25 vitesh nuk i japin asnjë qindarkë shtetit shqiptar, sepse kështu janë bërë pazaret me kryeministrat e kohës.

Koncesioni i kromit: një krim ekonomik në këmbim të ryshfeteve

Miniera e kromit në Bulqizë dhe uzinat në Klos, Burrel e Elbasan u dhanë falas me koncesion disa kompanive të huaja. Ato janë lejuar të shiten herë pas here nga italianët, te austriakët, kinezët, shqiptarët e së fundmi te turqit në dokumente, me kinezët që fshihen pas tyre.

Koncesioni i nxjerrjes dhe shitjes së kromit në Bulqizë u dha nga ish-kryeministri Ilir Meta më 1 qershor 2000, me afat 30-vjeçar dhe pa asnjë detyrim tatimor ndaj shtetit. Fitimi i plotë shkonte për privatët.

Si “Bankers” me naftën, batërdi vjedhjesh në

Në maj 2006, Sali Berisha e la në fuqi kontratën dhe shtoi favorin duke i hequr rentën minerare dhe duke i garantuar rimbursim 30% të “humbjeve”. Që prej asaj kohe, koncesionari mashtron çdo vit me bilance me humbje, për të përfituar nga shteti 5–7 milionë euro rimbursime.

Pas vitit 2013, Edi Rama jo vetëm që lejoi kompaninë të mos paguante as tatim-fitim e as taksa lokale, por në korrik 2016 i zgjati koncesionin deri më 31 dhjetor 2040.

Në bilancin e vitit 2023, kompania turko-kineze “YILDIRIM Albania Mining Investments” deklaroi 6.8 milionë euro humbje, kur në fakt kishte 88 milionë euro fitim.

Koncesioni i bakrit: në duart e mafies turko-kineze

Prej 24 vitesh, minerali i bakrit në Shkriore po grabitet nga grupi mafioz turko-kinez “Beralb–Nesko Metal”, koncesion dhënë në janar 2001 nga Ilir Meta për 30 vite.

Në shkurt 2004, Fatos Nano e bllokoi përkohësisht për të marrë kontrollin mbi kontratën dhe bëri pazar me turqit, duke e lënë sërish në fuqi.

Në nëntor 2005, Sali Berisha e zhbllokoi përsëri koncesionin, ndërsa në dhjetor 2009, Meta si zv/kryeministër i hoqi detyrimin 10% të fitimit dhe rentën minerare, duke i dhënë të drejtën për të shfrytëzuar edhe rezervat e reja.

Në maj 2014, kompania turke Beralb i shiti 50% të aksioneve kompanisë kineze mafioze “Jiangxi Copper” për vetëm 30 mijë dollarë. Kompania u riemërua “Nesko Metal”.

Si “Bankers” me naftën, batërdi vjedhjesh në

Në mars 2017, me ndërhyrjen e Ilir Metës dhe miratimin e Edi Ramës, koncesionit iu zgjat afati edhe me 15 vite, deri më 31 dhjetor 2046.

Këta koncesionarë raportojnë çdo vit bilance fiktive me humbje 2–10 miliardë lekë, ndërkohë që nxjerrin dhe shesin 400–500 mijë tonë mineral bakri në vit. Qeveria shqiptare u njeh këto bilance si të vlefshme, duke mbyllur sytë përpara një grabitjeje të hapur.

SPAK duhet të fillojë hetimet për koncesionarët e kromit dhe bakrit, të cilët, me bekimin e radhës së kryeministrave Meta, Berisha dhe Rama prej 24 vitesh po vjedhin pasuritë natyrore të Shqipërisë në bashkëpunim me mafien turko-kineze.

Ashtu siç bënë dikur mafiozët e “Bankers Petroleum”, që grabitën naftën shqiptare dhe arkën e shtetit në pazar me pushtetarët./Pamfleti

bankers kromi bakri mafia turko-kineze

3 Komente

  1. T
    Treba

    kinezo-turket paguajne haracin ose jane prestanomet e grabitesve me kollare.

    1. a
      astrit

      Normale me kete klase politike qe kemi kemi ne ku paaftesia e hajdutlleku i karakterizon te gjithe.

      1. T
        Toni Surrati

        Ne fillimin e viteve 1990 u perhap me b uje ne televizion e tere mediat qe ne bregdetin Shqiptar ka nafte ne sasira magjike. Me sa mbaj mend u nda bregdeti yne ne 3pjese qe i ndane mes tyre kompani kanadaze, austriake, Angleze e ku di une. Ne 1997en takoj ne Angli nje djale nga Fieri e se si doli muhabeti e me tregoi qe i jati punonte ne sondat e naftes ne detin Adriatik per te huaj e paguhej 2000 dollare ne muaj. Ne te njejten kohe e me pas nuk behej e nuk behet fjale per keto cpime. Ne GOOGLE map kudo ku ka punera e veprime me spec djeges nuk paraqiten keto zona. C'behet ne Shqiperi nje Zot e di, bashke me qerratenjte lart ne kubene e shtetit e biznesit. Kane ikur shume nga kubeja e shtetit e oligarkise e nuk eshte kapur e kethyer ndonje. Ndersa gangot e fshatit me corape leshi i sjellin menjehere e u marrin para e pasuri te patundeshme. Po ku i mesuan keto marifete? Ja andej nga Europa e Amerika. Viva la vida loca.

        Lini një Përgjigje