
Pas “Vlora Sport” fshihet një projekt gjigant kullash dhe resortesh...
Në skemën e grabitjes së tokave shtetërore përgjatë bregdetit të Vlorës, nëpërmjet akteve të dhurimit dhe vendimeve klienteliste të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka përfshirë edhe sekserin e tij të njohur, Sinan Idrizin, i skeduar ndërkombëtarisht për mashtrime dhe trafik.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 30 hektarësh në zonën e quajtur “Pylli i Sodës” në Vlorë, buzë detit, pranë Plazhit të Vjetër dhe në kufi me fshatin Zvërnec, një territor strategjik që mafia e ndërtimit e ka piketuar për resorte, hotele, vila dhe pallate.
Edhe pse nuk ka asnjë vendim qeverie për dhurim apo përdorim, Sinan Idrizi po e trajton këtë tokë si pronë të tij, duke e reklamuar si projektin “Vlora Sport”. Në emër të këtij kompleksi privat, ai po zhvillon takime me kompani të huaja për huadhënie dhe ortakëri biznesi.
Burime të sigurta pohojnë se ky aktivitet po zhvillohet me mbështetjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama, i cili jo vetëm e ka toleruar këtë “pronësi” të rreme, por e ka shoqëruar Idrizin në takime jashtë vendit, të cilat janë prezantuar si takime zyrtare të delegacioneve shtetërore shqiptare.
Më 26 korrik 2025, Sinan Idrizi, i shoqëruar nga biznesmeni vlonjat Albert Deliaj, pronar i televizionit “6+1”, dhe një zyrtar i Kryeministrisë, udhëtoi në Alicante të Spanjës dhe më pas në Romë, me avionin çarter “Ismaili”, që përdor Edi Rama.
Në të dy qytetet, Idrizi u prezantua si përfaqësues zyrtar i qeverisë shqiptare dhe zhvilloi takime me studio arkitekturore për projektin “Vlora Sport”, i paraqitur si një projekt publik i qeverisë.
Në realitet, ky kompleks sportiv, ende i pa miratuar nga qeveria, është një sipërmarrje private e Sinan Idrizit, ndërtuar mbi 30 hektarë tokë shtetërore në Pyllin e Sodës, buzë detit në Plazhin e Vjetër të Vlorës.
Më 4 shtator 2025, për të njëjtin projekt, Edi Rama dhe Sinan Idrizi udhëtuan bashkë në Madrid, ku ndoqën ndeshjen Real Madrid–Villarreal në “Santiago Bernabeu”. Përveç takimit me presidentin e Real Madrid, Florentino Pérez, ata siguruan një hua prej 20 milionë eurosh për “Vlora Sport” nga grupe investitorësh spanjollë.
Burime brenda qeverisë pohojnë se Rama është personalisht i angazhuar në këtë projekt dhe se në fakt bëhet fjalë për një biznes ndërtimi shumë më të madh se kompleksi sportiv i parashikuar, një projekt që përfshin vila luksoze, hotele dhe resorte turistike.
Plani parashikon që toka e Pyllit të Sodës të dhurohet në emër të klubit “Flamurtari”, i cili më pas do t’i shitet Sinan Idrizit për një vlerë simbolike.
Të gjitha marrëveshjet janë gati, ndërsa pritet vetëm nënshkrimi i vendimit të qeverisë nga Edi Rama, që do t’i japë Idrizit 30 hektarë tokë buzë detit dhe lejen për ndërtim./Pamfleti
Kaq babzi jan sa nuk lan gje pa grabitur pa dhurim sikur ua ka len babai Kjo esht prona publike e te gjitheve te pa ngopuritspaskan te sosur babzia Moren detin moren ujin moren malin moren 4 topat. . VILAJETET. Zun sheshin e flamurit Po u kujtoj te shkulin varrezat e beshmorve . Kete meriton Vlora
Sinan Idrizi kokrra e mashtrusit dhe hajdutit.Si mund ti besoj ketij lloj njeriu kryeministri yne
Rama dhuron 30ha mire ben sepse nuk eshte qe Rama nuk e ka bere dhe ne mandatet qe ka pasur me pare kete pune.E kemi zgjedhur perseri. Cfare tregon kjo?.Tregon qe Rama po superon edhe Enver Hoxhen me demogagjin e tij.Eshte per te ardhur keq. Populli yne edhe se kemi34 vjet ne democrazi lope ishte lope ngeli duke bere qe bariu te talli fundin e kurrzit si te doje.O zot gjej ndonje kirurg qe ti heqi trute e gomarit ketij populli.
A MER POPULL IDJOT QE VETEM SHANI NEPER PORTALE E SU NGRITET NJEHERE PO NDAHET CDO GJE NE LLOKMA E JU VETEM SHIHNI DHE I JEPNI VOTE , DILNI DHE E PRISNI ME KENGE E VADHE ISHALLA PO ME KENGE E VADHE NA CON TE GJITHEVE PER LESH SE E MERITOJME .