Me një urdhër të posaçëm, ministrja e Arsimit ia delegoi kompetencat Erzen Tolës, duke e kthyer në “mburojë ligjore” për çdo aferë tenderash, ndërsa vetë mban në dorë pazaret dhe përfitimet...
Mirela Kumbaro e ka nisur detyrën si ministre e Arsimit me një lëvizje tipike për të shmangur përballjen direkte me drejtësinë në rast abuzimesh. Më 25 shtator 2025, ajo nxori Urdhrin Nr. 490, me të cilin ia kalon kompetencat e saj si ministre Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë, Erzen Tola.
Sipas këtij urdhri, Tola merr jo vetëm administrimin e fondeve të administratës, por edhe kompetencat e emërimit e shkarkimit të punonjësve, si dhe vendimmarrjen për qëndrimet gjyqësore të ministrisë, kërkesë-padi, kundërpadi apo heqje dorë nga çështje. Këto janë kompetenca që ligjërisht i takojnë vetëm ministrit.
Në praktikë, Kumbaro e ka detyruar sekretarin e përgjithshëm të planifikojë dhe të miratojë fondet për tenderë, të urdhërojë zhvillimin e tyre, të negociojë pa garë, të ndryshojë specifikime dhe fonde limit, të bëjë shtesa kontratash, të anulojë tenderë dhe madje të ndërhyjë te komisionet e ofertave. Ai do të nënshkruajë marrëveshje për llogari të ministrisë, të ngrejë grupe pune për projekt-akte ligjore dhe të ushtrojë çdo kompetencë tjetër që i takon ministres.

Urdhri parashikon që ky delegim të vlejë deri sa Erzen Tola të qëndrojë në detyrë, ose derisa Kumbaro të vendosë ta anulojë.
Në këtë mënyrë, Kumbaro mban në dorë pazaret dhe përfitimet, ndërsa sekretari firmos dhe mbetet përgjegjës ligjërisht për çdo aferë korrupsioni apo shpërdorim detyre. Ky është një mekanizëm vetëmbrojtës, i menduar për ta shpëtuar ministren nga përgjegjësitë direkte për abuzimet.
Kumbaro nuk ka arsye të ketë frikë nga “Diella”, ministrja digjitale e prokurimeve të shpikur nga Rama, pasi nëpërmjet këtij delegimi ajo vazhdon të kontrollojë tenderët dhe vjedhjet, ndërsa ligjërisht i gjithë përgjegjësia bie mbi vartësin.
Duhet kujtuar se si ish-ministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe më parë si ministre Kulture, Mirela Kumbaro ka dosje të hapura në SPAK për aferat me leje ndërtimi në Butrint, grabitjen e zonave të mbrojtura dhe plazheve, si dhe për vjedhjen e fondeve të BE-së në bashkëpunim me Ilir Beqjen. /Pamfleti
Tahmaja madhe eshtee hall i madh ne fund.
PO CKENI ME MIRELEN JA DHE PAK DEL NE PENSION ISHALLA E GEZON DJERSEN QE CURG PO I SHKON
O Mirela, pash zotin na e trego edhe njehere ate piken e voçkel?!
ERZENI HAJDUT GIFT