TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia30 Shtator 2025, 12:30

Ministri i trafikantëve: Blendi Gonxhe anulon ankandin për Kalanë e Lëkurësit; pasuria kombëtare i rikthehet Andrea Çaushit

Shkruar nga Pamfleti
Ministri i trafikantëve: Blendi Gonxhe anulon ankandin për Kalanë
Kalaja e Lëkurësit /

Vendimet për ta rikthyer në administrim shtetëror nuk u zbatuan kurrë; ankandi për koncesion u anulua në heshtje, ndërsa pazari për t’ia lënë Çaushit dhe Avdias po e shndërron një pasuri historike në resort privat me vlerë qindra milionë euro...

Disa herë “Pamfleti” ka denoncuar zaptimin dhe shfrytëzimin e paligjshëm të Kalasë së Lëkurësit në Sarandë nga trafikanti Andrea Çaushi, i cili ka marrë në përdorim edhe 3.200 m² përballë kalasë, të shndërruar në resort pa leje.

Më 24 gusht 2023, kryeministri Edi Rama miratoi Vendimin nr. 501 të qeverisë, me të cilin urdhëroi Ministrinë e Kulturës t’ia hiqte kalanë Çaushit dhe ta kalonte në administrim shtetëror. Por vendimi nuk u zbatua as nga ish-ministrja Elva Margariti deri më 15 janar 2024, dhe as nga pasardhësi Blendi Gonxhe, fakt që tregon se vetë Rama e ka bllokuar zbatimin e tij, duke e përdorur vetëm si “show” publik.

Ministri i trafikantëve: Blendi Gonxhe anulon ankandin për Kalanë

Edhe sot, pas tre vitesh, Kalaja e Lëkurësit mbahet e zaptuar nga Andrea Çaushi, i cili e shfrytëzon si resort, ka ndërtuar pa leje njësi shërbimi, kënde lojërash dhe parkim, madje vendos edhe taksë 5 euro për hyrjen e vizitorëve.

Më 11 korrik 2025, ministri Blendi Gonxhe shpalli ankandin për dhënien me koncesion 20-vjeçar të Kalasë së Lëkurësit, me pretekstin e “rijetëzimit” të saj nga privati, ndërkohë që objekti vijonte të mbahej i pushtuar prej Çaushit. Sipas njoftimit në Fletoren Zyrtare nr. 20, datë 21 korrik 2025, ankandi duhej të zhvillohej më 21 gusht 2025.

Por Gonxhe urdhëroi Komisionin e Vlerësimit të Ofertave të mos e zhvillonte procedurën dhe e anuloi më 11 shtator 2025, ditën e largimit të tij nga posti i ministrit, pa dhënë asnjë sqarim publik.

Në garë kishin aplikuar 11 kompani dhe OJF, mes tyre vetë Andrea Çaushi dhe Dajlan Avdia, të dy klientë të Edi Ramës. Sipas burimeve, ankandi u anulua sepse ishte bërë pazari që Kalaja t’i lihej Çaushit, i cili më pas do ta transferojë te mafiozi Dajlan Avdia për ta përfshirë në një projekt resortesh, vilash dhe hotelesh buzë detit, me investim 500 milionë euro.

Avdia, në korrik 2024, kishte marrë leje ndërtimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit me firmën e Ramës, përmes kompanisë “TDT & Partners”, në një sipërfaqe prej 68 hektarësh tokë shtetërore, pjesë e së cilës përfshin edhe kalanë.

Edhe sot, në detyrën e re si ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhe ka në dorë fatin e Kalasë së Lëkurësit dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Por faktet tregojnë se ankandi u anulua në heshtje dhe se as vendimi i vitit 2023 për ta rikthyer kalanë në administrim shtetëror nuk është zbatuar.

Përfundimi është i qartë: Gonxhe zbaton urdhrat e Ramës dhe pazaret e tij, duke dhuruar pasuritë e rralla historiko-kulturore tek klientët e oborrit qeveritar./Pamfleti

andrea çaushi blendi gonxhe kalaja e lëkurësit

4 Komente

  1. X
    XXX

    Ministri Nyja eshte nje idiot total. Nga ata idiote qe e bejne pushtetin e Rames nje karagjozllek kriminal. Vetem duke pare harremet institucionale me haneme e hanemllare kuptohet zhuli qe drejton shqiperine e Salehut dhe Ramallahut

    1. Është shumë shqetësuese për çdo informacion të portalit tuaj zotërinjë të Pamflet.net,lidhur me konstatimet (apo dhe më gjërë)lidhur me korruptimin e qeverisë Rama dhe mungesën reagimit të strukturave ligjore të luftës kundër krimit dhe korrupsionit në vend.Siç është dhe rasti i mësipërm.Pyetjet që lindin vetiu janë të shumta,por po mjaftohemi me :1)Si është e mundur që sa më shumë që flitet për luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vend;veprimet e qeverisë shqiptare konfirmojnë të kundërtën?2)A është kjo qeveri që po u shërben qytetarëve të vendit;apo interesave të klaneve të ndryshme(mbrenda dhe jashtë vendit),përfshi dhe shtetarë të lartë të saj?

      1. N
        Namik Vajvoda.

        Rama mblidh mendjen se nuk e ke mire me keta ministra mafioz , do vije dita do e pagosh keqe ti me gjiethe saliun me marifetet qe beni sikur ziheni dhe ndani pasurite e popullit per veten tuaj dhe per miqte tuaj.

        1. E
          Er Velia

          Zotat e ndihmofshin Shqipnin,se me kto mbetje spermatozoitesh turko-serbe vèshtirè e ka

          Lini një Përgjigje