TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 1 Tetor 2025, 11:24

Kulisat e SPAK dhe KLP-së me mafien politike, kanë bllokuar zgjedhjen e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Shkruar nga Pamfleti

Kulisat e SPAK dhe KLP-së me mafien politike, kanë bllokuar zgjedhjen

Altin Dumani dhe Mirela Bogdani kanë bllokuar procesin ligjor për të emëruar drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa SHBA paralajmëron hapur kundër manipulimit të strukturave të drejtësisë...

Në shkelje të Ligjit nr. 95, datë 6 tetor 2016, Byroja Kombëtare e Hetimit vijon të jetë pa drejtues të zgjedhur që prej 1 shtatorit, dhe siç duket, nuk dihet se kur do të zgjidhet. Arsyeja është bllokimi i qëllimshëm për të vendosur një “kukull” që t’i shërbejë shefave të SPAK, KLP dhe kupolës politike.

Bllokimi po bëhet nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, dhe drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, të cilët nuk zbatuan dhe po zvarrisin afatet ligjore të përzgjedhjes së kandidatëve dhe zgjedhjes së drejtuesit të ri të BKH-së.

Më 7 prill 2025, Dumani njoftoi hapjen e garës për Drejtor të BKH-së, pasi mandati i Aida Hajnajt mbaronte më 31 gusht 2025. Procesi duhej të përfundonte më 20 gusht, por nuk përfundoi, sepse në vend që të zgjidhnin drejtuesin e ri, SPAK dhe KLP larguan Hajnajn, e cila duhej të qëndronte deri në zgjedhjen e pasuesit.

Që prej 1 shtatorit, në krye të BKH është komanduar zv/drejtori Joni Keta, me propozim të Dumanit dhe vendim të KLP-së. Ky komandim është shkelja e dytë, pasi Keta është një nga 7 kandidatët për drejtor.

Zvarritja, “ping-pong” i inskenuar nga SPAK dhe KLP

Për të zvarritur procesin, drejtuesit e SPAK dhe KLP kanë inskenuar një lojë “ping-pongu” mes tyre, në shërbim të mafies politike.

SPAK vonoi përzgjedhjen e kandidatëve duke shtyrë testimet (fizike, logjike, ese me shkrim dhe poligraf), ndërsa KLP nuk e detyroi Dumanin të respektonte afatet.

Aktualisht, si justifikim përdoret vettingu për figurën, profesionalizmin dhe pasuritë e kandidatëve – proces që duhej të ishte kryer deri më 5 gusht 2025 dhe emrat duhej t’i ishin dërguar KLP-së për zgjedhje.

Çfarë e pengoi Altin Dumanin të përzgjidhte kandidatin brenda afatit 5-mujor nga hapja e garës?

Sipas informacionit të siguruar nga “Pamfleti”, ende nuk është bërë vettingu për 7 kandidatët dhe nuk janë dërguar emrat në KLP, ndërsa Mirela Bogdani hesht.

Kjo vonesë nuk ka shkaqe objektive. Ajo lidhet me kulisat e kupolës së SPAK dhe KLP, fijet e së cilës luhen nga politika dhe faktorë të jashtëm të fuqishëm, për të vendosur emrin e ri të drejtorit të BKH-së.

Sipas burimeve, politika ka urdhëruar që zgjedhja të zvarritet deri në dhjetor, kur të zgjidhet edhe drejtuesi i ri i SPAK, me qëllim që të dy strukturat të mbeten nën kontroll politik.

Por këtij skenari i është kundërvënë DASH, me ultimatume të hapura ndaj kupolës politike për të mos diktuar dhe manipuluar zgjedhjen e drejtuesve të rinj të BKH-së dhe SPAK-ut./Pamfleti

kulisat e spak klp mafia politike byroja kombëtare e hetimit

4 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Vendimi për: "vetingu për figurën, profesionalizmin dhe pasuritë e kandidatëve" për kreun e BKH,nuk është justifikim. A i kanë kryer detyrat institucionet të cilat kanë detyrime në kuadër të: "Reformës Në Drejtësi". Apo Z.Dumani nuk i ka vënë në lëvizje fare këto institucione? Kush nuk ka kryer detyrat? ILDPKI? DSIK? Prokurori I Përgjithshëm?Apo KLP? Se qeveria edhe opozita atë duan që: ''krerët e institucioneve që emërojnë ,kontrollojnë dhe menazhojnë "Reformën në Drejtësi" ti caktojnë 'ATA". Sikurse kanë bërë deri tashti, 'pa zbatuar të tre kriteret.

    1. A
      Amerika po ju duron

      Nuk kan as turp qe në vënd të janë model i zbatimit të ligjit , janë bërë model i rëndomtë i shkeljes sr ligjit. S'mund të jenë ndryshe,janë produkt i kësaj klase të kalbur politike.

      1. M
        M

        Dumani po e ben si lopa.

        1. M
          M 20 Nendor

          Si duket politika dhe organet qe kane detyrimin e zgjedhes se ketyre drejtuseve Kane rene daort.per te zgjedhur ata qe u interesojne atyre.Ndaj dhe zvarritet e zgjedhjes e tyre me justifikime nga.me te ndryshme Ne qofte se ndothe kjo eshte shume e demshme.Do ket nje drejtesi te dirigjuar

          Lini një Përgjigje