Ministrja “Diella”, duhet ta verifikojë këtë tender të “ustalleshës” së korrupsionit, që SPAK, prej 4 vitesh po e lejon të zhvasë dhe asfiksojë shërbimin mjekësor në Spitalin e Traumës...
Pas tenderit absurd për krasitjen e luleve, drejtoresha e Spitalit të Traumës shpall një kontratë 3-vjeçare për pastrim, megjithëse spitali ka 26 sanitare, një tjetër skemë korrupsioni të lejuar nga Rama dhe e injoruar nga SPAK.
Dy javë më parë, drejtoresha e Spitalit të Traumës, ish-deputetja e PS, Edlira Bode, shpalli një tender me vlerë 390 mijë euro, me objekt shërbimi “prashitjen, krasitjen dhe vaditjen e luleve” në mjediset e këtij spitali.
Më 29 shtator 2025, ajo ka “tundur” përsëri buxhetin e këtij spitali, por kësaj here me një shumë afro dhjetë herë më të madhe, duke shpallur një tender tjetër, për shërbimin e pastrimit të Spitalit Universitar të Traumës për tre vite, me fond limit 3 milionë euro me TVSH. Data e zhvillimit është caktuar 20 tetor 2025.

Prej një viti e gjysmë, për tenderë fiktivë me vlera të larta, të sajuar për të vjedhur fonde, drejtoresha e Spitalit të Traumës, Edlira Bode, ka përdorur Operatorin e Blerjeve të Përqendruara, një agjenci që deri më tani ka qenë në varësi të ministrit Blendi Gonxhe.
Të njëjtën skemë ajo ka ndjekur edhe me tenderin e pastrimit: shpallja është bërë nëpërmjet këtij operatori, por zhvillimi i procedurës dhe vlerësimi i ofertave do të bëhet brenda spitalit, nga komisioni që ndodhet nën varësinë e saj.
Është absurde që një tender me vlerë 3 milionë euro për pastrimin e spitalit të shpallet kur Spitali i Traumës ka aktualisht të punësuara 26 sanitare për këtë shërbim.
Ky tender ngre sërish dyshime për abuzim me fondet publike, ndërkohë që në spital mungojnë ilaçet dhe pajisjet mjekësore. Kjo, pasi financimet e buxhetit të shtetit vidhen përmes një skeme të mirë-organizuar korrupsioni, me qark të mbyllur dhe një rrjeti kompanish klienteliste që fitojnë tenderët.
Sipas raporteve të KLSH, auditit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe fakteve të publikuara në media, gjatë periudhës nëntor 2021- shtator 2025, drejtoresha e Spitalit të Traumës, Edlira Bode, ka dhënë 90% të tenderëve në mënyrë fiktive, pa garë dhe me 97-100% të fondit limit; ndërsa për 50% të tyre nuk janë zbatuar kontratat për sasinë dhe cilësinë e ilaçeve.
Ministrja “Diella” duhet ta verifikojë këtë tender të “ustalleshës së korrupsionit”, të cilën Babloku dhe SPAK prej katër vitesh e lejojnë të zhvasë fonde dhe të asfiksojë shërbimin mjekësor në Spitalin e Traumës./Pamfleti
Përshëndetje, Në radh të parë dua të sqaroj se “tenderi” nuk zhvillohet nga Spitali Universitar i Traumës, por nga Operatorinu Blerjeve të Përqendruar. Duket që lajmin e ka bërë dikush që don me i zënë vendin në bashkëpunim me atë që nuk është më Shef Sherbimi për shkak pleqerije “Dalje në pension”. Tung