
Shërbimi me policinë e shtetit në ndërtesat e prokurorive dhe gjykatave, është hequr nga kryeministri Edi Rama me vendim qeverie në muajin korrik 2020, por po hesht Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda…
Policia “Illyrian Guard”, nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, ishte përgjegjëse për sigurinë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Koçiu e Rama përpiqen të lajnë duart nga dështimi tragjik i sistemit të tyre.
Pas ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, ministrja e Brendshme Albana Koçiu reagoi për të hequr përgjegjësinë nga institucioni që drejton dhe nga policia e shtetit.
Në reagimin e saj, ministrja Koçiu deklaroi se Ministria e Brendshme dhe policia “nuk kanë asnjë përgjegjësi për hyrje-daljet dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave e prokurorive”.
Por kjo deklaratë është e pavërtetë. Ministria e Brendshme mban përgjegjësi të plotë për këtë ngjarje tragjike.
Policia që siguronte godinën e Gjykatës së Apelit, “Illyrian Guard”, është kompani 100% shtetërore në vartësi të Ministrisë së Brendshme.

Sipas ligjit, shërbimi i policisë “Illyrian Guard” është nën mbikëqyrjen direkte të Policisë së Shtetit, e cila ka detyrë të verifikojë mënyrën e ushtrimit të kontrollit fizik dhe elektronik nga efektivët e këtij shërbimi.
Ministrja Koçiu nuk mund të justifikohet, pasi marrëveshja ndërinstitucionale mes Policisë së Shtetit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor parashikon që jo më pak se pesë efektivë policie të jenë prezent në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë.
Këta efektivë kanë detyrimin ligjor të garantojnë sigurinë e gjyqtarëve dhe pjesëmarrësve në seanca gjyqësore, duke ndërhyrë në rastin e çdo veprimi të dyshimtë.
Terreni për pasigurinë e punonjësve të drejtësisë është krijuar nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 538, datë 8 korrik 2020, hoqi Policinë e Shtetit nga objektet e prokurorive dhe gjykatave.
Ky vendim absurd i ka lënë të pambrojtura institucionet e drejtësisë dhe ka sjellë pasoja tragjike, siç ishte vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në detyrë.
Ndërsa ministrja Koçiu gënjeu publikisht për të “larë duart” nga përgjegjësia, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, hesht.
Ai, që ligjërisht ka për detyrë të garantojë rendin dhe jetën e çdo qytetari, edhe në skajin më të largët të vendit, nuk ka dhënë asnjë sqarim për dështimin fatal të sigurisë në zemër të kryeqytetit.
Ky krim nuk është vetëm dështim i policisë, por pasojë direkte e politikës së Edi Ramës që ka shkatërruar sistemin e sigurisë dhe ka kthyer gjykatat në terren të lirë për kriminelët./Pamfleti
O Ram leshi, nuk viret ministreshe e perbrendeshme nje femer, vendos burra me pervoje dhe tipa te forte.
Nuk eshte Albana per ate pune. Se njeriu para se te beje nje deklarate ne emer te institucionit konsultohet. Shqiperia nje vend me as 2 mln banore, eshte e mbushut me kriminalitet. Krimi ngre koke kur ka perkrahje politike. I pate xhabaftet ne vore. Keshtu eshte gjithe Shqiperia, ne Elbasan Durres Shkoder Lezhe Vlore, Tirane po e po. Asfiksi totale. Vetem per te marre zgjedhje ky kryeminister eshte gati te beje cdo lloj marreveshje leshimi me krimin. Dhe ky popull kaq i vuajtut duron. Paguan naften me te shtrenjte ne Rajon. Pensionet ndihma sociale mizerabel
Politika pjese e krimit eshte prandaj jane ne pushtet
Eshte per te ardh keq, qe ne vend qe gjerat te ecin me mire te rregullohen perkundrazi. Te gjithe njerezit te stresuar, te ngushtuar ekonomikisht, vetem me probleme, te ngarkuar menderisht. Cfare nuk degjojme cfare nuk ndodh. Rama nuk eshte roje ne gjykate, dakort jam. Por vrasja e gjykatesit nuk eshte pa lidhje me nje realitet te tere. Eshte ajo qe themi me larte, njerez ne depresion te zhytur ne konflikte zgjatur pafund ne kohe, ku ky shtet kashte nuk arrin dot te ndaj gjerat. Po ta shikosh me gjere eshte kapitullim i shtetit, paaftesi totale. Shtrenjtesi dhe padrejtesi pa fund. Dhe Rama pas 20 vjetesh ne pushtet kerkon te fitoj serish!!!
Faji si gjithmonë bahet Qyrkë, që askush nuk e vesh. Nje gjyqtar dhe një qytetar, nje në dhe dhe tjetri humbi lirinë. E ku është problemi?!qe "baba " duart. Qe bab duart, për incener. Qe baba duart, për betonizimin, për kadastrat, për varfërin, plehnat, spitalet, buqesine, për shpopullimin, për lejet dhe të palejumet, për, për, për, . Qe baba Diellen" " Qe edhe satelitët, qe, qe, qe, në fund, Mos mu ulni neper stolla ju qelbësira pensionist. Si shumë po lyp or Mik që zaptove si bajlozi të drejtat për jete.
Nje hallexhi thoshte- Na cmendet o te cmendur. Albana eshte fiks per ne kopesht e jo per Ministre te Brendeshme/ I duhet kontrolluar tubi i sobes.
Ministrat sot jane bir selman i nenes ke te qaj me pare. Nuk i hyjne ne pune askant. As kryem nuk i duhen. S'ka kush nevoje per mendimin dhe kontributin e tyre. Jane kukulla. Eshte centralizuar gjithcka. Drejtoret flasin me Kryeministrin, kriminelet direkt me kryeministrin, biznesmenet direkt me te, kryetaret e bashkise, deputetet, drejtuesit e opozites etj etj. Nje nga keto dhe Albana. Ky eshte shteti Ramsit, kjo eshte fatkeqesisht Shqiperia e kesaj kohe.
Saliu është fajtor për kasaphanën e pronave.Pornostari nga Viçidol shquhet si vrasës por edhe si grabitës. Edi është fajtor sepse shkatërroi shtetin "Kur gjenerali këput një kokërr mollë nga pema në kopësht,ushtria pas tij shkul gjithë kopështin"! Hajduti i xhepave Edi Rama e shkatërroi edhe atë pak që kishte lënë banda Berisha -Meta.... Gjynah ai gjyqtari por nuk mori përsipër fajet e tij,pagoi hakën e të tjerëve
Ministria Koçiu në fakt mund të akuzohet për mashtrim publik, sepse Znj. e dinte që IIIyrian Guard ligji e detyron të siguroj mbrojtjen në institucionet e Drejtësisë. Nga viti 2020 janë ndërruar edhe dy ministra të Brëndshëm por edhe dy Drejtor të Përgjithshëm të Policisë. Kush ka qenë kontrata e lidhur, çfarë parashikonte? Cili duhej të ishte stafi shërbyes në gjykatën e Apelit? Llogjikisht dy punonjës policie duhen të jenë të dislokuar te detektori. Njeri mashkull dhe tjetri femër. Ku është detektori që kontrollon çantat e Avokatëve që si të 'brëndshem' kalojnë shpesh pa kaluar në detektor. Ku janë dy policët e tjerë që duhet të jenë në koridor të sallave apo zyrave ku zhvillohen gjyqet?. Askund. Nëse ka një tensionim në sallën e gjyqit, gjyqtari shkel butonin dhe polici hyn në sallën e gjyqit. Mungesa e sigurisë për shkak të shkeljes së ligjit, ishte ndihmës vrasësi i gjyqtarit të ndjerë. Gjyqtari dhe Prokurori në çdo fazë të shqyrtimit ka kompetenca të marë prova nga institucione që ruajnë dhe administrojnë dokumentacion shkresor për pronësinë. Në rastin konkret: a ishte babai i vrasësit trashëgimtar i truallit mbi të cilin qe ndërtuar objekti në fjalë? Nëse po, e drejta e parablerjes i ka takuar atij. Ka paguar 70 mijë dollar që i ka marë borxh apo me kredi. Prona e blerë prej tij i takon atij.Edhe nëse trualli nuk do ishte pronë e trashëguar, objekti është i bler nga babai vrasësit. Në këtë rast, konflikti mund të zgjidhej ndryshe. 31 familjeve që u futën në godinë duhej të paguanin rreth 4 miljon lek dhe çështja të zgjidhej me marrëveshje. Ose falsifikatorët e dokumentacionit që njohu pronësinë me pa të drejtë të përgjigjeshin penalisht. Por askush nuk do qëllimisht të jap drejtësi dhe të krijojë një preçedent. Zvarritja e gjyqeve, reduktimi i Gjykatave të Apelit nga qarqet në një në Tiranë është bër me qëllim. Për nxitjen e korrupsionit. Për, zëmërim zhgënjim dhe për pasojë shpopullimin e Shqipërisë.