
317 milionë lekë nga rezervat për përmbytje, zjarre e tërmete u kaluan për pritje hoteliere e darka diplomatike; ndërkohë spitalet publike s’kanë ilaçe dhe fondet e shëndetësisë janë bosh...
Një vendim i qeverisë fakton se kryeministri Edi Rama vazhdon të shpërdorojë taksat e shqiptarëve për spektakle ndërkombëtare të sajuara në Tiranë, që shërbejnë vetëm për propagandën e tij dhe përpjekjet për të pastruar imazhin personal në sytë e krerëve të Bashkimit Europian.
Një prej tyre është takimi i quajtur “Forumi i Investimeve midis vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, që do të zhvillohet në Tiranë më 12–14 tetor 2025.

Sipas vendimit nr. 556, datë 1 tetor 2025, për të mbuluar shpenzimet e këtij aktiviteti, kryeministri Rama ka vendosur t’i heqë 317 milionë lekë fondit rezervë të emergjencave civile.
Këto para, të destinuara për mbështetjen e qytetarëve dhe ndërhyrjet në raste fatkeqësish natyrore si zjarre, përmbytje, tërmete apo epidemi shëndetësore, do të përdoren për mikpritjen dhe akomodimin në hotele e restorante luksoze të të ftuarve të forumit.
Edhe pse aktiviteti do të jetë kryesisht formal dhe pa asnjë ndikim real në ekonominë shqiptare, kryeministri i jep përparësi organizimit të këtij “show diplomatik”, në vend që të mbrojë qytetarët nga emergjencat apo të mbështesë spitalet publike që vuajnë mungesën e barnave jetike.
Në vend që të përdorë fondet e shumta të koncesioneve, tenderëve fiktivë, udhëtimeve me çarter, makinave luksoze të qeveritarëve, pagesave për OJF-të klienteliste, koncertet propagandistike apo mediat e tij, Rama zgjedh të prekë buxhetin që garanton sigurinë e njerëzve në raste emergjencash.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, që administron fondin rezervë, ky forum do të kushtojë rreth 700 milionë lekë. Nga kjo shumë, 317 milionë lekë janë marrë nga fondi i emergjencave, ndërsa 383 milionë lekë nga buxheti vjetor i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për vitin 2025.
E gjithë shuma do të kalojë për pagesa ndaj kompanive private për organizimin, sallat e takimit, shërbimin e hotelerisë, transportin dhe argëtimin e pjesëmarrësve.
Në fund, janë sërish qytetarët që paguajnë luksin dhe ambicien personale të kryeministrit për të bërë propagandë ndërkombëtare, ndërkohë që spitalet si Onkologjiku nuk kanë barna për të sëmurët me kancer dhe sistemet e emergjencës nuk kanë fonde as për ndërhyrjet minimale./Pamfleti
Po ta shikoni nga veshja , sa kushtojne kostumet e Rames atyre sju kushton makina. Eshte si rruga Tr Dr. Deri ne Kashar nga Tr shkelqen me drita palma, pas kasharit per ne Dr kokat henkshin. Cdo vizite me avion privat air albania sidomos. Ne rregull eshte i gjati per sa kohe punojne sklleverit per te.