TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2025, 16:59

“Nuk keni as prokurorë të zëvendësojnë gratë kur ikin me leje lindje”/ Si iu përgjigj kryetarja e KLP deputetit Korreshi

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk keni as prokurorë të zëvendësojnë gratë

Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani në mbledhjen e sotme të Komisionit për Nismat Qytetare është pyetur nga deputeti demokrat Saimir Korreshi për çështjen e gjyqtarëve dhe stokut të dosjeve.

Korreshi ka ngritur shqetësimin se nuk ka mjaftueshëm prokurorë në raport me numrin e dosjeve që janë në stok.

Agjenda e Këshillit është e ngarkuar, nuk i shtojmë dot kolegjialitetin, nuk e komplikojmë dot takimin me shumë anëtar.

Këshilli për shkak të ngarkesës dhe sfidave nuk ka bërë dot analizë të problematikave të veta të funksionimit. Dokumenti që erdhi për rishikimin e hartës gjyqësore nuk është shmangur.

Shumë shpejt mund të organizohemi bashkë me KLGJ që të diskutojmë çështjen e stokut. Të flasim dhe pastaj të vendosim për ndryshim. Ne merremi me statusin, pavarësinë dhe disiplinimin e prokurorëve. Ne vlerësojmë performancën etike dhe profesionale. Ky është i vetmi moment që mund të ndërhyjmë”, iu përgjigj kryetarja.

Lini një Përgjigje