TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2025, 21:29

“Presioni ndaj SPAK është rritur”, Çollaku: Shqetësimi i Ramës janë ministrat e tij, do dalin emra të përfshirë në trafik droge!

Shkruar nga Pamfleti

“Presioni ndaj SPAK është rritur”, Çollaku:

Gazetari Basir Çollaku, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth SPAK dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurorisë.

Sipas Çollakut, SPAK dhe GJKKO janë përballur me një presion të dyfishtë, si në aspektin verbal ashtu edhe fizik, duke iu referuar tubimeve para institucioneve nga mbështetës të kryebashkiakut Veliaj ditë më parë.

Ai theksoi se presioni ndaj këtyre institucioneve është rritur, përfshirë edhe ndërhyrjet e Ramës.

Çollaku shtoi se shqetësimi i kreut të qeverisë lidhet me ministra të tjerë të qeverisë që, sipas tij kanë probleme me drejtësinë dhe emrat e të cilëve do të dalin në çështje të trafikut të drogës.

“Shqetësimi i Ramës janë edhe ministra të tjerë në qeveri. Do dalin emra për ministra të përfshirë në trafikun e drogës”, tha ai i ftuar në emisionin “Open” në News24.

Lini një Përgjigje