TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2025, 21:10

Përplasja Veliaj-Dado, ish-prokurori Karanxha: Nëse e ka fyer është shkelur etika, ja si duhet vepruar

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja Veliaj-Dado, ish-prokurori Karanxha: Nëse e ka fyer

Ish-Prokurori Ervin Karanxha në emisionin “Të Pashoq” duke komentuar përplasjet mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me prokurorin e SPAK, Ols Dado, tha se nëse përfaqësuesi i akuzës ka përdorur fyerjen e pretenduar “ndyrësirë” atëherë ai ka shkelur etikën.

Karanxha tha se gjithçka duhet parë me shumë kujdes.

“Në rastin konkret përveç audios së gjykatës, duket se ka regjistrime të bëra edhe nga personat e tjerë.

Pretendohet se i është thënë “ndyrësirë”, duhet parë fyerja është bërë nga prokurori duke folur me veten, apo i është drejtuar personit. Në rast se ekziston kjo fyerje, përbën shkelje etike. Mund të ketë masa disiplinore dhe mund të kërkohet largimi i këtij prokurori nga kjo çështje. Gjithashtu duhet një ekspert, një profesionist që të dëgjojë mirë se çfarë është thënë”, tha Karanxha.

Sipas tij, burimi zyrtar është audio e vendosur nga Gjykata, ndërsa ai momenti që shfaq dyshimin është bërë me celular.

 

Lini një Përgjigje