TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2025, 19:37

“Ne bëjmë kërkime shkencore, s’merremi me tendera”, zbardhen detaje nga seanca gjyqësore e zyrtarëve të UBT

Shkruar nga Pamfleti

“Ne bëjmë kërkime shkencore, s’merremi me

Prokurorët e SPAK janë tërhequr për konfirmimin e masave të sigurisë, për disa nga pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët akuzohen për korrupsion, shkelje të barazisë në tenderë dhe shpërdorim detyre.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se, për disa prej atyre që kanë arsye të veçanta familjare dhe që kanë projektet me të huajt, do t’ia lënë gjykatës se çfarë të vendosë.

Bejo Bizhga, shef departamenti ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se bën zbulime shkencore ndërsa ka deklaruar se nuk merret me tenderë.

“Kam punuar për këtë vend prej një jete, kam përgatitur breza, kam nxjerrë veterinerë. Në këtë pikë që jam sot dua të them se ia kam gjetur diabetit shërimin, s’po i gjej dot shërimin stresit që më solli ky hetim, nuk do shëroj dot më trurin nga kjo. Unë bëj zbulime shkencore, nuk merrem me tendera”, ka deklaruar ai.

Zëvendës rektori Pashaj është shprehur se pas hetimit të SPAK, disa zyrtarë janë larguar nga puna, duke shtuar se edhe nëse do të jetë e ligjshme angazhimi në tendera, pas kësaj nuk do të pranojnë më të merren.

“Që kur filloi hetimi i SPAK  disa u larguan nga puna dhe me këtë që po ndodh edhe po të jetë ligjore nuk do angazhohemi më tenderë. Kjo do të thotë se në institucionet e kërkimit shkencor të pezullohet puna”, tha ai.

Nga ana tjetër zëvendës rektorja Romina Koto ka deklaruar: “Unë kam dhënë idenë e digjitalizimit të laboratorëve që në çdo kohë të kishte akses dhe vetëm se dhashë këtë ide jam këtu. Për këtë inovacion, pa bërë asnjë veprim u vendosa nën hetim.

Avokati i saj, pasi mbaroi përfaqësimin, tregoi se kishin më shumë se një vit nën hetime.

“Kemi ardhur sa herë na kanë thirrur dhe kjo zonjë, është fortlumturisht e martuar për shkak se është bashkëshortja ime”, tha ai.

Lini një Përgjigje