TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2025, 18:02

Sulmet ndaj SPAK, avokati Petraj: Janë shtuar aneksat për masat e sigurisë me burg, Rama flet si Kryeministër

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ndaj SPAK, avokati Petraj: Janë shtuar aneksat për masat e

Avokati Edmond Petraj ka mbështetur deklaratat e Kryeministrit Edi Rama lidhur me drejtësinë. Petraj shprehet se Rama po reagon si kryeministër, pasi janë shtuar ankesat dhe denoncimet për masat e paraburgimit dhe hetimet e prokurorëve.

"SPAK nuk duhet të binte pre e politikës. Politika ka kritikat e veta. Rama flet si kryeministër. Janë dy portale, ka marrëdhënie në bashkëqeverisjen, janë 7800 denoncime. Nuk është tagër i Ministrisë së Drejtësisë. Është tjetër institucion që duhet të merret me sistemin e drejtësisë. Ministria nuk ka tagër të ndërhyjë te KLP, KLGJ. Sado të diskutohet, pjesa e pandëshkueshmërisë ka marrë fund, nuk ka asnjë personazh imun dhe kjo është e dukshme”, tha Petraj në Report TV.

Në vijim ai theksoi se problemi është që avokatët të palëve mundohen të gjejnë model komunikimi komod.

Në përgjithësi ka dosje që lënë për të dëshiruar. Mund të ketë ekstremitete, dyshimi i arsyeshëm është bërë modë. Mendoj se zoti Dumani bëri mirë që doli sot, mbrojti institucionin e vet. Dje KLP bëri një gafë, nuk është aty për ti dalë në mbrojtje Strukturës së Posaçme. KLP mbron qytetarin. Janë të ndara institucionet”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje