
Zyrtari i Partisë ‘Djathtas 1912’ ka folur lidhur me hetimet e SPAK dhe masat e shtuara të paraburgimit.
Ai ka komentuar gjithashtu deklaratat e Berishës dhe Ramës ndaj Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Kulluri deklaroi se dy krerët e partive, po bëjnë një komedi teksa njëri mbron SPAK dhe tjetri e sulmon.
Kulluri u shpreh gjithashtu se përdorimi i SPAK si shpatë retorikë kundër kundërshtarit tregon se fundi i ciklit i këtij lidershipi politik ka ardhur.
“Si Rama dhe Berisha janë bërë komedi. Kjo është komedi. Ta përdorësh SPAK si shpatë retorikë kundër kundërshtarit, fundi i ciklit i këtij lidershipi politik ka ardhur. Basti publik që kemi vënë, kemi një kastë politike që ka pushtet absolut. Rama guxon sot të drejtojë mbledhjen e bashkisë. Mbledh administratën publike në mbledhje partie për të bërë fjalime kundër SPAK. Guxon administrata e bashkisë të presë makinën e prokurorëve të SPAK. Edi Rama ka dy javë që bën retorikë grushti shteti. Berisha ka bërë retorikë rebelimi shteti. Asnjë të drejtë nuk kanë. E drejta gjendet në gjykatë. Ai mund të shkelë vetëm në komisionin e arsimit, ministrinë e Arsimit. Ai duhet të japi llogari dhe në senatin e universitetin”, tha Kulluri.
Lini një Përgjigje