TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2025, 17:30

"Plane për të kontrolluar SPAK", Lubonja zbulon kulisat: Rama dhe Berisha po bashkëpunojnë!

Shkruar nga Pamfleti

"Plane për të kontrolluar SPAK", Lubonja zbulon kulisat:

Analisti Fatos Lubonja ka folur lidhur me situatën politike në raport me SPAK. Ai u shpreh se mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Rama është e shqetësuar nga hetimet e institucionit të drejtësisë.

Lubonja tha gjithashtu se sulmet ndaj prokurorit Ols Dado janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi elementë të caktuar brenda SPAK.

“Rama është i shqetësuar sepse SPAK po i afrohet edhe atij, ndoshta me dosje që po hapen. Sulmet ndaj prokurorit Dado tregojnë se duan të heqin elementë të caktuar, duke dhënë një mesazh edhe për të tjerët”, tha ai për “News 24”.

Sipas analistit, rreziku më i madh për SPAK nuk vjen nga opozita, por nga mazhoranca. Madje, ai paralajmëroi se një skenar edhe më i rrezikshëm mund të jetë një bashkëpunim mes të dyja palëve politike për të kontrolluar institucionin e drejtësisë.

Lini një Përgjigje