TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2025, 15:22

GJKKO ende pa vendim nëse do të kalojë për gjykim dosja “Partizani”, Berisha dhe të akuzuarit e tjerë kërkojnë pushimin e çështjes

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO ende pa vendim nëse do të kalojë për gjykim dosja

Gjykata e Posaçme vijon ende të mos ketë një vendim nëse do të kalojë për gjykim apo jo dosja “Partizani”.

Sot u mbajt seanca paraprake, ku ka përfunduar mbrojtjen biznesmeni Fatmir Bektashi.

Ai ka kërkuar pushimin e çështjes, duke pretenduar se nuk ka vepër penale dhe se faktet për të cilat akuzohet janë të karakterit civil.

Ndërkohë seanca e radhës do të zhvillohet më datën 6 mars ku do të bëjnë mbrojtje dy kompanitë 'Homeplan' me biznesmenin Xhimi Begeja dhe Studio Pustina e financieres Andia Pustina. Edhe këta kanë kërkuar pushimin e çështjes.

Më herët kanë përfunduar mbrojtje, kreu i PD Sali Berisha, e dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, të cilët gjithashtu kanë kërkuar pushimin e çështjes.

Të gjithë kanë kërkuar pushimin e çështjes për mungesën e faktit penal. Nuk ka çështje. Të gjithë subjektet personat por dhe mbrojtësit jemi në një unison sepse është një çështje e tërë e stisur dhe ka një shkak të përbashkët, mungesën e faktit penal. E gjatë sepse është voluminoze. Nuk ka lëndë brenda, kemi kërkuar pushimin e çështjes. Pastaj do shikojmë si do veprojë gjykata. Në këtë çështje nuk ka alternativë. Në vizionin tonë, mungesa e faktit penal, nuk lë shteg për alternativë. Ata kanë kryer veprime voluminoze, kanë dalë dhe jashtë objektit. Nuk mund të bëjmë kërkesa të pakuptimta”, tha avokati Genc Gjokutaj.

Në përfundim, gjyqtarja Flojera Davidhi do të shprehet për kalimin ose jo në gjykim të dosjes.

Lini një Përgjigje