TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2025, 13:55

Hetimet për Veliajn, ish-deputeti i PS thirret në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Hetimet për Veliajn, ish-deputeti i PS thirret në SPAK
Vladimir Kosta

Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta është thirrur në SPAK.

Ai pranoi që ishte thirrur për çështjen Veliaj.

Pas daljes nga dyert e SPAK ai tha se foli aq sa dinte, duke theksuar se janë hetime sekrete.

“Nuk mund të flas. Çështja është nën hetim”, ka deklaruar Kosta.

Kosta njihet gjithashtu dhe si pronar i ‘SKy Tower’ në ish-bllok, pallati ku ndodhen dhe zyrat e OJF-së ‘Harabel’ e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa.

vladimir kosta spak

Lini një Përgjigje