TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2025, 15:26

Debati për masat e sigurisë, Artan Hoxha: Edhe Xhon Goti dhe Al Kapone janë gjykuar në gjendje të lirë

Shkruar nga Pamfleti

Debati për masat e sigurisë, Artan Hoxha: Edhe Xhon Goti dhe Al Kapone

Gazetari Artan Hoxha është bërë pjesë e debatit të ditëve të fundit lidhur me masat e sigurisë të SPAK.

PS pretendon se po abuzohet me arrestimet dhe duket se në të njëjtën linjë është edhe Hoxha. Sipas tij, në SHBA Xhon Goti dhe Al Kapone të akuzuar për qindra vrasje, u gjykuan në gjendje të lirë derisa u mor vendimi final.

Sa për referencë, meqë sot u fol shumë për masat e sigurisë të kërkuara nga SPAK dhe të miratuara nga GJKKO…

Duke patur parasysh dhe duke iu referuar gjithmonë modelit te drejtësisë amerikane…

Dy bosët më të mëdhenj të mafias Amerikane, të shekullit të 20-të, të akuzuar për qindra vrasje dhe masakra, Xhon Goti dhe Al Kapone,  u hetuan dhe u gjykuan në gjendje të lirë deri ditën kur u shpall vendimi i dënimit nga gjykata…”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje