
I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e Pamfletit në YouTube, është ish-prokurori Ervin Karanxha. Ai ka komentuar procesin ndaj Erion Veliajt, teksa u ndal te përplasjet mes kreut të bashkisë dhe prokurorit Ols Dado.
-Marrim të mirëqenë se prokurori është profesional, i rrëzojmë për një moment pretendimet e Veialjt, por fakti që po përflitet kaq shumë humb sensi i profesionalizmit.
Rastet e përjashtimit të prokurorit janë të përcaktuara në ligj. Por unë do shtojë se në këtë rast kemi një shqetësim të kryeministri që ka pasur pretendime në lidhje me pyetjen e dëshmitarëve. Kryeministri i Shqipërisë është kryetar i qeverisë dhe ka burime të tjera. Kur thotë ai ka ndodhur kjo duhet verifikuar. Po e thotë kryetari i vendit, jo opozita. Duhen verifikuar. Ka një parim të përgjithshëm që vjen dhe nga latinishtja, drejtësia jo vetëm të jepet, por dhe të duket. Pra duhet bindje që është i pandashëm.
-Unë i rrëzova pretendimet...
Duke pasur kaq pretendime, SPAK dhe prokurorët e tjerë që mund ta zëvendësojnë. Mund të ngrihet dhe grup prokurorësh. Janë 20 prokurorë. Me këto pretendime, sipas parimit duhet të duket. Është krijuar bindja se është njëanshmë, duhet prokuror tjetër.
-Konflikti për lejen e ndërtimit qëndron?
Pretendohet se ka shkëmbyer dhe mesazhe. Nëse ke folur në telefon tani... Nuk flitet në telefon me dëshmitarin. Flitet për shkak të procedurës, për shembull më thërret ti. Nëse ka mesazh e kompromenton, duhet të largohet prokurori. Kjo puna e lejes duhet të shihet. Nëse prokurori është interesuar, pasi nëse ai ka ndërhyrë për të amrrë leje, kemi konflikt interesi. Por jam i kujdesshëm.
Lini një Përgjigje