TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2024, 19:28

"Politika ka ndarë pushtetin me krimin", Dervishi: Edhe adoleshentët e dinë konfliktin mes Bajrave dhe Licëve

Shkruar nga Pamfleti

"Politika ka ndarë pushtetin me krimin", Dervishi: Edhe

Gazetari Ferdinand Dervishaj ka folur lidhur me atentatin me 4 të vdekur në Shkodër, ngjarje ende e pazbardhur. AMP kallëzoi sot efektivët në Prokurori pasi dyshohet se kanë lejuar personin e tretë që ishte në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin që të largohet.

Dervishaj u shpreh se përmes burimeve të tij, i është konfirmuar se personi i tretë në makinë ishte Ibrahim Lici.

“Është Ibrahim Lici personi i tretë në automjet. Është hapur hetim për policët që nuk e kanë arrestuar”, theksoi Dervishi.

Dervishi shprehet se problemi më i madh nga këto ngjarje kriminale është se po vriten njerëz të pafajshëm, siç ishin edhe dy kalimtarët Flutura dhe Bashkim Basha.

“Kemi ngjarje të tipit mafioz, problemi tjetër është se po na vriten njerëz të pafajshëm. Kemi njerëz të pafajshëm që vriten për shkak të një targeti tjetër. Mbillnin ca perime për të ushqyer fëmijët dhe ti del në mes të rrugës i lë ata fëmijë pa prindër”, tha Dervishi.

Ai ngre shqetësimin se si politika dhe krimi janë bërë 1 dhe po ndajnë pushtetin bashkë dhe kjo sipas tij del edhe në bisedat e Sky ECC.

“E dinë dhe adoleshentët që mes Bajrave dhe fisit Lici ka një konflikt legjendar. Ti si drejtor a duhet ta vesh në qendër të vëmendjes. Problemi aty nuk është vendosja e një drejtori, është me i thellë, ka dalë edhe në përgjimet mes Bajrave, Gjokës. Është një farë ndarje e pushteti, politika me krimin. Bajrat porositin ishalla na vjen x drejtor, në bisedat me Gjokën të dalin shefa policie që punojnë për llogari të bandave”, tha Dervishi.

Lini një Përgjigje