TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2024, 18:53

Pse ishte në SPAK Dritan Agolli? Gazetari jep detaje: Ka hetime për pastrim parash, abuzim me fondet dhe shpërdorim detyre

Shkruar nga Pamfleti

Pse ishte në SPAK Dritan Agolli? Gazetari jep detaje: Ka hetime për

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli është pyetur për rreth dy orë në Prokurorinë e Posaçme.

Gazetari Arsen Rusta tha në studion e ‘MCN’ se ndaj Agollit ka dy hetime, një për pastrim parash dhe një tjetër për abuzim me fondet dhe shpërdorim detyre.

Sipas Rustës, Agolli ka dhënë një tender një personi të afërm të tij kundrejt një shume prej 440 mijë dollarëve.

Rusta tha se aktiviteti në krye të FSHZH është arsyeja pse Agolli është paraqitur dy herë në SPAK.

Bëhet fjalë për një fletëthirrje të cilës zoti Agolii i është përgjigju. MCN Tv ka mësuar se ka pasur informacion që prej paradites së sotme. Nuk është paraqitur që prej orës 14: 30,  ka ardhur më vonë, prari dalje është dikur rreth orës 16:00. Mbase ka qenë tentativë për të shmangur mediat. Është filmuar Agolli, është pyetur nga kolegët nëse ka një koment ka refuzuar të japë një përgjigje.

MCN është interesuar pranë SPAK. Ndaj Agollit ka dy hetime, një për pastrim parash dhe një për abuzim me fondet dhe shpërdorim detyre në lidhje me një aferë që  është publike fillimisht në media dhe më pas SPAK ka nisur hetimet kryesisht për një tender ku rezulton ku kuzhinierit, një lidhje e afërt e tij i ka dhënë paratë nga buxheti i shtetit pasi FSHZH duket si donator i huaj por janë paratë e buxhetit të shtetit që alokohet aty për projekte të ndryshme. Në projektin e 100 fshatrave i ka dhënë tenderin kundrejt 440 mijë dollarëve për të bërë këtë menynë e fshatrave turistike dhe një aktiviteti që ishin pjesë e një projekti.

Agolli ka qenë pa praninë e një avokati. Nuk është hera e parë, por e dyta, herën e parë i ka shpëtuar mediave se dhe luku i tij është ndryshe kur ai ishte zëvendëskryetar në bashkinë e Tiranës. Ai e ka marri postin që prej janarin, mandatin e dytë dhe aktiviteti në krye të FSHZH është arsyeja pse dy herë ka përfunduar në SPAK”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje