
Shërbimi Meteorologjik ka paralajmëruar ndryshim të kushteve atmosferike në vendin tonë ditën e nesërme.
Disa zona mund të përballen me shtrëngata shiu dhe nuk përjashtohen përmbytjet.
Kjo ka bërë që në qytetin e Vlorës të merren masa, duke marrë parasysh atë që ndodhi më 4 tetor.
Reshjet e dendura të shitu përmbytën pjesën më të madhe të qytetit, duke bërë që shumë familje edhe sot të vuajnë pasojat. Siç shihet në foto, shumë qytetarë kanë vendosur thasë me rërë për të parandaluar vërshimin e ujit.


Lini një Përgjigje