TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2024, 13:55

Edmond Haxhinasto shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Edmond Haxhinasto shkon në SPAK

Ish-ministri Edmond Haxhinasto është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Haxhinasto hyri në SPAK në orën 13:50 minuta, ndërkohë nuk dihet ende arsyeja.

“Zoti Haxhinasto për çfarë çështje jeni thirrur në SPAK”, u pyet ai nga gazetarët.

Por, ish-ministri nuk u përgjigj duke heshtur para kamerave dhe iu drejtua ambienteve të brendshme të SPAK.

Kujtojmë që gjatë periudhës 2010–12, Haxhinasto ka mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm të Re­publikës së Shqipërisë

Nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Ndërsa, në vitin 2013, ai u zgjodh Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë. Ai e mbajti këtë rol deri në shtator 2016.

edmond haxhinasto spak

Lini një Përgjigje