TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2024, 10:30

Gara për shef komisariati, publikohet lista e plotë me 290 emrat e kandidatëve

Shkruar nga Pamfleti

Gara për shef komisariati, publikohet lista e plotë me 290 emrat e

Janë 290 kandidatë në garë për të drejtuar 48 komisariate në vend, 10 prej tyre janë gra.

Policia e Shtetit ka publikuar listën e kandidatëve në garë për pozicionet e Shefave të Komisariateve, me gjithsej 290 kandidatë që kanë shprehur interesin për të drejtuar komisariatet në të gjithë vendin.

Në këtë proces janë përfshirë gjithashtu gra, dhe mbetet për t’u parë nëse ndonjë nga 48 komisariatet do të drejtohet nga një shefe e re.

Për këtë pozicion kanë aplikuar edhe të gjithë shefat aktualë të komisariateve, të cilët kanë hedhur kandidaturën për ta mbajtur postin. 

Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve përbëhet nga tre anëtarë: një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, një përfaqësues nga Policia e Shtetit dhe një nga Akademia e Sigurisë. Kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere të caktuara, duke përfshirë mbajtjen e një grade të rolit të parë drejtues, të mos kenë shkelje të rënda disiplinore dhe të mos kenë konflikt interesi.

Komisioni i vlerësimit ka një afat prej 10 ditësh për të kryer procesin e vlerësimit të aplikimeve dhe për të verifikuar plotësimin e kushteve ligjore për secilin kandidat.

““Mbështetur në pikën 1, pikën 2 shkronja “c” dhe “l” të nenit 55, pikën 3 dhe 4 të nenit 61, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, të datës 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”, si dhe në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 1450, të datës 31.10.2024 “Për shpalljen e thirrjes për konkurrim për pozicionin “Shef Komisariati, në Drejtoritë Vendore të Policisë”, pas përfundimit të fazës së aplikimeve, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve publikon emrat e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.

Komisioni do të kryejë vlerësimin paraprak të aplikimeve, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët të cilët kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati””, thuhet në njoftimin e policisë.

Lista e emrave të aplikantëve:

Gara për shef komisariati, publikohet lista e plotë me 290 emrat e
Lista 1
Gara për shef komisariati, publikohet lista e plotë me 290 emrat e
Lista 2
Gara për shef komisariati, publikohet lista e plotë me 290 emrat e
Lista 3
Gara për shef komisariati, publikohet lista e plotë me 290 emrat e
Lista 4
Gara për shef komisariati, publikohet lista e plotë me 290 emrat e
Lista 5

Lini një Përgjigje