TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2024, 07:36

Dështimi i paktit Meloni-Rama, mbërrijnë në Brindisi 7 emigrantët e Gjadrit

Shkruar nga Pamfleti

Dështimi i paktit Meloni-Rama, mbërrijnë në Brindisi 7

7 emigrantët, të cilët u nisën mbrëmjen e djeshme nga Porti i Shëngjini drejt Italisë, me një anije të Rojes Bregdetare Italiane, kanë mbërritur në Brindisi.

4 gjykatësit e Departamentit të së Drejtës Civile e emigracionit në Gjykatën e Romës i kanë kërkuar Gjykatës Europiane të Drejtësisë një procedurë të shpejtuar mbi gjykimin e dë drejtës së azilantëve në bazë të kriterit "vend i sigurt".

Kjo procedurë e shpejtuar vendimi mund të kërkojë nga 2 muaj deri në 2 vite kohë.

E në pritje të këtij gjykimi emigrantët duhet të qëndrojnë në një strukturë kampi për azilkërkuesit në Itali.

Ndërkohë pritet me shumë interes data 4 dhjetor 2024 kur Gjykata e Lartë Italiane do të jap vendimin mbi apelimin e qeverisë italiane përmes Ministrisë së Brendshme e Ministrit Matteo Piantedosi kundër vendimit të Gjykatës së Romës për dërgimin në Itali të 12 emigrantëve të zbarkuar në muajin tetor në Shqipëri.

Lini një Përgjigje