TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2024, 22:48

Masakra e Dobraçit përfundon në duart e SPAK, Llabani: Pati presion në Prokurorinë e Shkodrës që ngjarja të mos zbardhej!

Shkruar nga Pamfleti

Masakra e Dobraçit përfundon në duart e SPAK, Llabani: Pati

Gazetarja Anduena Llabani thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar vetë hetimin e masakrës së Dobraçit, ku mbetën 4 viktima.

E ftuar në emisionin “360 gradë” në ABC News, Llabani u shpreh se ka pasur presion në Prokurorinë e Shkodrës, për të mos e zbardhur ngjarjen.

“Në veprimet e para që janë bërë nga Prokuroria e Shkodrës,a ty kanë filluar të lëviznin njerëzit, njerëzit e interesuar që kjo ngjarje të mos zbulohet, që dëshmitarë të mos ketë. Ka qenë në pamundësi Prokuroria e Shkodrës për hetim thelbësor dhe të mprehtë të ngjarjes. Presioni ka shkuar, është shumë i madh. SPAK e ka kërkuar vetë, ka kërkuar dosjen për ta hetuar. Ka edhe një arsye tjetër. Kemi parë dinamikën e ngjarjes, por ka edhe pista hetimi. Pista nuk është vetëm një, që një makinë është goditur nga 300 metra, por kemi edhe një version tjetër. Personi për të cilin flasim, është në këtë video, mendohet se ka qenë ky personi i atentatit. Ka dyshime se grupi që ka kryer këtë atentat, kanë qenë më shumë se dy vrasës me pagesë. Kjo është arsyeja se SPAK po heton se kush e nxori në pritë”, tha Llabani.

Lini një Përgjigje