TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2024, 22:26

“Merrte financime nga Dubai”, gazetari zbulon detaje për ekstradimin e “Dakut” nga Spanja: Kapari për vrasje 20 mijë euro!

Shkruar nga Pamfleti

“Merrte financime nga Dubai”, gazetari zbulon detaje për

Leonard Luzi, i njohur edhe me emrin Leonard Senjo, ose “Daku”, i dyshuar si porositës për të kryer një atentat në qytetin e Vlorës u ekstradua të shtunën nga Spanja nën masa të rrepta sigurie. Ai dyshohet se u arrestua në Spanjë, pasi ishte bërë gati të kryente një vrasje tjetër.

I ftuar në emisionin “360 Gradë”, në “Abcnews”, gazetarit Trashëgim Sokolaj tha se kapari për të kryer një vrasje zakonisht kap shumën 15 deri në 20 mijë euro, dhe e njëjta gjë ka ndodhur me Luzin, i cili ka porositur shtetasin Amarildo Nikolli për të vrarë Inez Hajrullain dhe Ervis Matodashaj.

Kapari zakonisht është 15-20 mijë me rastet që kemi parë, si rasti i Julian Sinanajt, që kapari përfshin një financim paraprak që i mundëson killërit kryerjen e ngjarjes dhe tregon vullnetin për ta paguar me 10 apo 15 mijë euro.

Në rastin konkret, ka funksionuar e njëjta skemë sepse Nikolli që është personi që është porositur për ta kryer vrasjen, është pajisur me të gjitha mjetet. Është interesant fakti që pistoleta që i është sekuestruar, është vjedhur në një dyqan armësh në Maqedoninë e Veriut në 2017 dhe tentohet të legalizohet shitja e armëve në 2023 në Vlorë”, tha ai.

Lini një Përgjigje