TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2024, 22:00

“Drejtuesit kanë lidhje me krimin”, Klodiana Lala: Policia në pikë të hallit, efektivët të frikësuar!

Shkruar nga Pamfleti

“Drejtuesit kanë lidhje me krimin”, Klodiana Lala: Policia

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të policisë në qarqe, tha se policia sot është "në pikë të hallit" dhe se shumë ngjarje fshihen, çka rrit problematikën për qytetarët.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se në polici ka punonjës të demotivuar, të frikësuar dhe që drejtohen nga njerëz që kanë lidhje me krimin.

"Mua nuk më shqetësojnë emrat sepse emrat ikin dhe vijnë. Më shqetëson procesi dhe sistemi.  Sot Policia është në pikë të hallit. Ka punonjës të demotivuar, të frikësuar, i drejtojnë njerëz që kanë lidhje me krimin. Më shqetësojnë qytetarët e thjeshtë që përballen me këtë strukturë.

Nuk e keni idenë sa ngjarje mund të fshihen. Kemi raportuar lajm që vëllai i Rrahman Rrajës ishte në kërkim policor sepse dhunoi një familje në zonën e Niklës. Vetëm fakti që nuk pati video nuk tërhoqi vëmendje, por policia nuk kishtë bërë transparencë.

Më shqetësojnë qytetarët që përballen me represion. Nëse nuk pastrohet policia, do të ketë problematika edhe në dhjetëvjeçarin e ardhshëm", tha Lala. 

Lini një Përgjigje