TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2024, 21:30

Maskara me katër të vrarë në Dobraç, gazteari zbulon përse Prokuroria e Shkodër ia kaloi çështjen SPAK-ut!

Shkruar nga Pamfleti

Maskara me katër të vrarë në Dobraç, gazteari zbulon

Gazetari Eni Ferhati tha se fakti që Prokuroria e Shkodrës ja delegoi hetimin e masakrës së Dobraçit Prokurorisë së Posacme lidhet edhe me frikën e akuzës në kryeqendrën e veriut.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’ ai u shpreh se historitë e akumuluar mes bandave dhe grupeve të njohura kriminale në Shkodër e kanë bërë të pamundur që strukturat vendore përfshirë policinë që të marrë iniciativa për t’i hetuar këto grupe.

“Prokuroria ka marrë kohën për të dalë në konkluzion se parapa masakrës fshihet një grup i strukturuar kriminal. Unë e shoh në një dimension më të gjerë, e shoh si një frikë të prokurorisë Shkodër, janë akumuluar aq shumë historitë në atë qytet sa është e pamundur që strukturat vendore, edhe policia që të ketë iniciativa për të hetuar grupe kriminale që operojnë në qytet, që ka dyshime të forta që kanë edhe mbështetje politike.

Këto lidhje kanë dalë edhe nga zbardhja e hetimeve nga Sky Ecc…Sot një oficer policie në Shkodër nuk guxon të firmosë një informacion për një anëtar të këtyre bandave se menjëherë do targetohet prej tyre”, tha ai.

Lini një Përgjigje