TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2024, 20:56

Vendimi për emigrantët bën me dhimbje koke qeverinë “Meloni”, Salvini sulmon ashpër gjyqtarët që rrëzuan paktin me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi për emigrantët bën me dhimbje koke qeverinë

Gjykatësit italianë urdhëruan sot që 7 emigrantët e strehuar në Gjadër të kthehen në Itali. Emigrantët  mbërritën në portin shqiptar të Shëngjinit me një anije ushtarake të premten, pasi u shpëtuan në ujërat ndërkombëtare.

Por një gjykatë në Romë vendosi sot që të pezullohet aksioni, derisa të flasë Gjykata Europiane e Drejtësisë.

Kjo ka sjellë dhe reagimin e qeverisë italiane. Ajo dënoi me zemërim vendimin e gjyqtarëve duke cilësuar magjistratët si të politizuar.

Një tjetër dënim politik, jo kundër qeverisë, por kundër italianëve dhe sigurisë së tyre”, tha zëvendëskryeministri Matteo Salvini.

Lini një Përgjigje