TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2024, 20:49

Rama, lideri i vetëm në Ballkan “i padëshiruar” nga Trump/ Pas Vuçiçit dhe Mickoskit, presidenti i ardhshëm i SHBA telefonatë me Mitsotakis

Shkruar nga Pamfleti

Rama, lideri i vetëm në Ballkan “i padëshiruar” nga

Pothuajse të gjithë liderët e shteteve tona fqinje, duke se kanë zhvilluar biseda telefonike me presidenti e ri të SHBA-së, Donald Trump, përveç kryeministrit shqiptar, Edi Rama i cili duket se është izoluar nga administratat e Trump.

Pas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zbuloi në një panel diskutimi në në Athinë, se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump.

Mitsotakis tha se telefonata që pati më herët me Donald Trump, me rastin e rizgjedhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, zgjati 10 minuta dhe theksoi se e ftoi atë të vizitojë Greqinë, në kuadër të turneut që mund të bëjnë në rajonin më të gjerë. Mitsotakis deklaroi gjithashtu se kishte një " diskutim të ngrohtë " dhe se ai e përgëzoi atë.

“Kemi pasur një diskutim të ngrohtë, e përgëzova për suksesin elektoral dhe i kujtova nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve greko-amerikane, të cilat ishin krijuar që në mandatin e tij të parë. Tani jam një nga udhëheqësit më të vjetër evropianë të Këshillit Evropian dhe një nga të paktët që kanë një kujtesë institucionale të diskutimeve me Presidentin Trump. E ftova që të vijë sa më shpejt në Greqi, në kuadër të një turneu që do ta bëjë patjetër në rajonin e gjerë”, theksoi ai.

Donald Trump aktualisht mësohet se ka folur me disa prej liderëve të Ballkanit si,  Aleksandër Vuçiç, Presidentin e Serbisë; Andrej Plenkoviçin, kryeministër i Kroacisë dhe Hristian Mickoskin, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Lini një Përgjigje