TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2024, 19:50

Pas vendimit të Gjykatës, 7 emigrantët lënë Gjadrin dhe nisen menjëherë drejt Barit

Shkruar nga Pamfleti

Pas vendimit të Gjykatës, 7 emigrantët lënë Gjadrin dhe

Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 7 emigrantët që ishin akomoduar në kampin e Gjadrit u nisën drejt Italisë mbrëmjen e sotme.

Shtatë emigrantët do të duhet të kthehen dhe të lirohen në Itali në pritje të vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. 

Emigrantëve kanë lënë Gjadrin dhe do të dërgohen drejt portit të Shëngjinit nga ku me një anije italiane do të transportohen drejt Barit. Ata janë shoqëruar nga kampi i Gjadrit drejt Shëngjinit me automjete të policisë italiane.

Pas vendimit të Gjykatës, 7 emigrantët lënë Gjadrin dhe

Pak ditë më parë në Shëngjin zbritën 8 emigrantë, njëri prej të cilëve për shkaqe shëndetësore u rikthye direkt në Itali, ndërsa 7 të tjerë u akomoduan në Gjadër, bazuar në marrëveshjen mes qeverisë Meloni dhe asaj Rama.

Kujtojmë se edhe grupi i parë i emigrantëve të cilët mbërritën më 16 tetor u kthyen mbrapsht ndërsa qëndruan vetëm tre ditë në Shqipëri. Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë sërish në Itali kontigjentin e azilkërkuesve pasi nuk vinin nga vende të sigurta.

Lini një Përgjigje