TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2024, 18:43

Meta dhe Berisha në luftë me drejtësinë, KLP dënon sulmet ndaj Dumanit: Boll me presione, SPAK-un nuk e frikësoni dot!

Shkruar nga Pamfleti

Meta dhe Berisha në luftë me drejtësinë, KLP dënon

KLP dënon çdo formë presioni apo intimidimi të drejtuar ndaj SPAK apo drejtuesit të tij, duke i konsideruar kërcënime serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar ashpër ndaj sulmeve që po i bëhen Prokurorisë së Posaçme dhe vetë drejtësisë.

Sali Berisha dje shthuri gjuhën ndaj Altin Dumanit, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë më parë Meta dhe vijojnë ta bëjnë benjaminët e tij. Madje ish-presidenti e kërcënoi në sallën e gjyqit kreun e SPAK.

KLP në një reagim për mediat dënon këto sulme, duke kërkuar që prokurorët të mbështeten dhe jo të sulmohen.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me shqetësim reagimet dhe deklaratat e fundit që janë bërë kundrejt sistemit të prokurorisë. KLP rithekson angazhimin e plotë për të qëndruar pranë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët çdo ditë ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kushte sfiduese. Përpjekjet për të ndikuar ose frikësuar institucionet e drejtësisë, sidomos ato në vijën e parë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, janë sulme ndaj parimeve themelore të integritetit dhe drejtësisë, që mbështesin zbatimin e ligjit në vend. Reforma në drejtësi dhe zbatimi i ligjit janë kriteret kryesore që Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria për krijimin e një drejtësie të pavarur. Ndaj KLP fton median që, me punën e tyre, të mbështesin veprimtarinë e institucioneve të pavarura në rrugëtimin e tyre institucional”, thekson KLP.

Më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndalet dhe te vetë Dumani. Sipas saj, të tilla akuza janë kërcënime serioze për sistemin, teksa shprehet se ata janë në mbështetje të SPAK.

KLP dënon çdo formë presioni apo intimidimi të drejtuar ndaj SPAK apo drejtuesit të tij, duke i konsideruar kërcënime serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe qëndron me vendosmëri pranë të gjithë Strukturës së Posaçme, në përkrahje të punës së prokurorëve kundër çdo sulmi apo ndërhyrjeje denigruese”, thekson deklarata.

KLP shpreh të gjithë përkushtimin për t’u pozicionuar në krah të prokurorëve, duke garantuar një proces drejtësie të pavarur dhe transparent. Puna dhe integriteti i prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, janë thelbësore për ndërtimin e një sistemi që i shërben dhe mbron qytetarët e këtij vendi, pa frikë apo paragjykim, vijohet më tej. “Misioni ynë i përbashkët është dhe mbetet forcimi i besimit të publikut ndaj një sistemi, i cili sapo ka dhënë frytet e para të zbatimit të reformës në drejtësi”, përfundon deklarata. /Pamfleti

Lini një Përgjigje