TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2024, 21:50

Berisha “lajthit” si dikur Meta, kërcënon hapur kreun e SPAK: O horr, o llum, se do ketë ambasador që do të mbrojë!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha “lajthit” si dikur Meta, kërcënon hapur kreun e

"Çfarë fytyre ke ti mor? Ke fytyrë ti? S’ke fytyrë! Ti ke fytyrën e zezë të këpuceve të Edi Ramës, asgjë tjetër!"

I ekzaltuar prej ditësh nga fitorja e republikanit Donald Trump në Amerikë, apo ndoshta edhe në fazën e dikurshme të “lajthitjes” së ish-presidentit tashmë në burg, kreu i PD-së Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani.

Nga dritarja e banesës ku vuan masën “arrest shtëpie”, Berisha e quajti Dumanin si një njeri të kapur nga kryeministri Edi Rama, teksa shpërtheu në ofendime dhe kërcënime ndaj kreut të SPAK, duke e quajtur atë; “llum, horr dhe i pafytyrë”.

Edi Rama është sot zyrtari i vetëm në Shqipëri dhe në botë në rastin e të cilit njeriu që ka korruptuar dhe i ka paguar 224 mijë dollarë ryshfet kundër Sali Berishës është dënuar me burg si i dënuar nga Gjykata e Uashingtonit 2 vjet e 4 muaj. Njeriu që i dha paratë, njeriu që e korruptoi, Edi Rama mbrohet nga mercenar Dumani, nga llum Dumani. Po tani, o llum që ata të cilët mbrojtën Edi Ramën morën damkën e historisë, ku do shkosh ti që mbron hajdutin, kriminelin, banditin që korruptoi vendit mik dhe aleat shefin e kundërzbulimit, vetëm e vetëm për të luftuar opozitën?

Çfarë fytyre ke ti mor? Ke fytyrë ti? S’ke fytyrë! Ti ke fytyrën e zezë të këpuceve të Edi Ramës, asgjë tjetër! Ti faqezi që drejton një organizatë kriminale politike në Skapin e partisë mbyll dosjet e Edi Ramës, ministrave të tij, zyrtarëve të tij, vëllait të tij”, tha Berisha.

Më tej kreu i PD-së, e quajti Dumanin si të pabesë për mënyrën e arrestimit të partnerit të tij opozitar, Ilir Meta. Berisha vijoi akuzat ndaj Dumanit duke e quajtur atë hajdut dhe të korruptuar, por në fund nuk la edhe pa e kërcënuar, duke i thënë se nuk do të ketë ambasador, apo pushtetarë që do t ’mund ta shpëtojë atë nëse ai vjen në pushtet. 

“I burgos deputetët e opozitës. Zvarrit ish-presidentë para të cilëve jepje duart në Kushtetutë, o i pa bes dhe i pa moral. Të gjitha këto i bën se je një hajdut ordiner. Të gjitha këto i bën se 8 vite më parë, jo tani, je gjetur me 3 apartamente me rrogën tënde. Po cili shqiptar mund të bëjë 3 apartamente? Cili kriminel të dha ty paratë për t’u bërë me 3 apartamente? Apo të mori peng Edi Rama? Të mbron për të bërë pyetjet 1 milionëshe. Drejtësia vonon, por nuk harron!

E vërteta vonon, por fytyra juaj, karakteri juaj do të dalë në dritë. Dhe harroje se ka diplomatë, harroje se ka shtetar, harroje se ka zyrtar në botë se do të mbrojë Edi Ramën dhe ty”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje