TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2024, 16:10

Vjen dimri? Në Dardhë nisin reshjet e dëborës

Shkruar nga Pamfleti

Vjen dimri? Në Dardhë nisin reshjet e dëborës

Duke filluar nga dita e nesërme pritet që të ketë rikthim të reshjeve. Teksa në shumë zona janë marrë masa për përmbytje, në zonën e Korçës kanë filluar reshjet e para të borës.

Reshjet kanë qenë të pakta por sinoptikanët lokalë bëjnë me dije se ditët në vijim reshjet do të jenë prezente në formë më intensive në lartësitë mbi 1400 m2 mbi nivelin e detit.

Ditën e sotme temperaturat kanë zbritur deri në – 1 grade në orët e para të mëngjesit ndërkohë që gjatë fundjavës parashikohet të shkojnë deri në – 4 gradë celsius.

Meteorologia Lajda Proja tha se gjatë kësaj jave do të jetë një mot dinamik me temperatura tipike vjeshte. Gjatë kësaj jave pritet të kemi vranësira, rrebeshe shiu, e në fundjavë do kemi sërish ditë me diell.

Lini një Përgjigje