Për analistin Arben Meçe PD është drejt shkrijes, teksa theksoi se për Berishën nuk ka shpëtim nga drejtësia.
Meçe tha se Salianji në burg, i duhet Berishës si ‘viktimë’. Ai shtoi se mekanizimi dhe sistemi propagandës së tij mbështetet mbi manipulimin ndaj opinionit publik.
“Saliu është i detyruar të ngrejë në qiell Salianjin, ai e ka marrë goditjen nuk ka kthim pas. Nuk fitoi drejtësinë se fakti është i provuar.
Berishës Salianji i duhet si viktimë, mekanizimi dhe sistemi propagandës së tij mbështetet mbi manipulimin ndaj opinionit publik, me strategji që ka që në ‘90 që i bën dhe sot e ka kthyer PD në sekt.
Është e qartë çfarë do të ndodhë, PD e Berishës po shkon drejt shkrirjes se nuk ka shpëtim për Berishën”, tha Meçe për “Abc News”.
Lini një Përgjigje