TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2024, 13:48

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO zbut masën e sigurisë ndaj mjekut Edmond Gashi

Shkruar nga Pamfleti

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO zbut masën e sigurisë ndaj mjekut

GJKKO ka zbutur masën e sigurisë për mjekun Edmond Gashi, i cili u përfshi në skandalin tek Onkologjiku.

Togat e zeza kanë zëvendësuar masën nga “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi.

Ai është liruar me garanci pasurore 20 milionë lekë, si edhe iu është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit.

Skandali tek Onkologji:

Hetimi në SPAK është regjistruar për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “kontrabandë e ilaçeve”.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.

Më 24 korrik, Gashi, i cili ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie, pasi akuzohet se drejtonte pacientët e sëmurë me kancer nga publiku në privat, forcërisht, ka kërkuar që të lehtësohet masa e sigurisë ndaj tij.

Kjo, gjatë një seance në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ai dhe disa mjekë të tjerë të Onkologjikut, po shqyrtohen për veprën penale shpërdorim detyre.

 Nën hetim janë mjeku Edmond Gashi, kolegia e tij Alketa Pere, farmacisti Florian Marku, zëvendës drejtoresha e QSUT-së Brikena Qirjazi, koordinatori i Spitalit Onkologjik Emiljano Lela, Halil Gashi administrator i klinikës së të birit mjekut onkolog dhe Drilona Kishta ish-specialiste e QSUT-së.

skandali tek onkologjiku mjeku edmond gashi

Lini një Përgjigje